Tuesday , August 20 2019
Lajmi i fundit

Radulloviq: ULQINI HUMBI 500.000 EURO NË JAVË PËR SHKAK TË MOSPAGESËS SË TAKSËS

Pavle RadulovicMinistri i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit Pavlle Radulloviq uroi sipërmarrësit dhe Qeverinë për të ardhurat rekord nga turizmi në vitin 2018 që kapën vlerën prej mbi një miliard euro. Ai theksoi se sipas numrit të mysafirëve dhe bujtjeve ky ishte vit rekord.

Për vërejtjet e përfaqësuesve të sipërmarrjeve turistike sa i përket objekteve të përkohshme në bregdet, zhurmës dhe punës ilegale, Radulloviq tha se kjo nuk është kompetencë e kësaj ministrie por të shërbimeve komunale, por ky institucion në krye të të cilit është bërë përpjekje të mëdha në miratimin e masave me të cilat do të luftohet ekonomia informale.

“Sinqerisht, kemi lutur pushtetin në Ulqin për të zgjidhë këtë problem. Ulqini humbi gjysmë milioni euro në javë për shkak të mospagesës së taksës turistike. Por, edhe me këto humbje kemi pagesë dy herë më të shpejtë të taksës së banimit se më herët”, tha ministri.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top