Friday , October 18 2019
Lajmi i fundit

Rama – Meta: FITORE PËR TË MAJTËN; Bregu: PD KA FITUAR

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta e cilësoi plebishitare fitoren e Aleancës për Shqipërinë Evropiane. Ai tha se nga të dhënat e brendshme, koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” ka në kuti rreth 80 mandate, ndërsa për LSI-në janë 15 deri në 20 mandate.

“Jam i bindur edhe nga të dhënat tona, edhe nga të gjitha vlerësimet e pavarura se, Aleanca për Shqipërinë Evropiane” ka tashmë në kuti të paktën 80 mandate. Njëkohësisht, LSI ka në kuti  15 deri në 20 mandate.”- tha Meta.

Nuk është kjo më e rëndësishmja,  vijoi më tej Meta, pasi sipas tij, fitorja ka qenë e ditur, edhe suksesi i LSI ka qenë i qartë për të gjithë. Ai tha se e rëndësishme është që procesi të vijojë normalisht.

Zëdhënësja e fushatës së PD, Majlinda Bregu tha se Partia Demokratike është fituese dhe se kjo forcë politike është e gatshme të udhëheqë Shqipërinë edhe për katër vitet e ardhshme.

Bregu theksoi numrin e madh të pjesëmarrësve në votime, sidomos në bastionet e PD-së. Duke bërë thirrje për qetësi, Bregu tha se veç fitores së PD-së, Shqipëria sot feston edhe zgjedhje të lira dhe demokratike.

“Ne i përgëzojmë vëzhguesit dhe komisonerët që garantuan zgjedhja të lira. Ne gjithashtu e dimë fare mirë rëndësinë e punës që i pret numëruesit. Bëjmë thirrje që të numërohet çdo votë” , theksoi Bregu.

Sondazhi: Koalicionet, PD 48% – PS 46%

Të dhënat e Exit Poll-it  të Fondacionit Civitas Albania i japin Partisë Demokratike  42%, ndërsa PS me 40% të votave.

Sipas këtij Exit- Poll-i koalicioni “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” e udhëhequr nga Sali Berisha ka fituar 48% dhe “Aleanca për Shqipërinë Europiane” e drejtuar nga Edi Rama ka fituar 46 për qind në rang kombëtar.

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top