Tuesday , November 20 2018
Lajmi i fundit

“Rasti Galeb”: PADI PENALE KUNDËR NENEZIQIT, POPOVIQIT DHE JAKSHIQIT

Hotel GalebSipas vendimit të prokurorit themelor në Ulqin Faruk Resulbegoviqit, Drejtoria e policisë dorëzoi paditë penale kundër ish ministrit të turizmit Predrag Neneziq, zëvendësit të tij Nebojsha Popoviq dhe ish administruesit të falimentit në NHP “Riviera e Ulqinit” Miomir Jakshiq, shkruan “Vijesti”.

Siç thuhet, ato dyshohet se kanë kryer veprën penale papërgjegjshme në shërbim, sepse gjatë privatizimit të hotelit Galeb kanë dëmtuar buxhetin shtetëror për më shumë se një million euro.

Sipas informative jozyrtare të kësaj gazetë, hetimi me shumë mundësi do të zgjerohet edhe në shefin e kadastrës së Ulqinit Xhevdet Çapriq për dyshim se në vitin 2015 solli vendim të paligjshëm, gjegjësisht evidentoi në kadastrën e patundshmërive objektin joekzistues të Galebit i cili u prish në vitin 2008.

Burimi i “Vijestit” pohon se Çapriq “me vetëdije dhe qëllim solli vendimin e paligjshëm, sepse e dinte që Galebi nuk ekziston”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top