Saturday , November 18 2017
Lajmi i fundit

“Rasti K1”: PARAQITET ANKIMI NË GJYKATËN E APELIT

Apelacioni SudAvokatët e Komunës së Ulqinit kanë paraqitur në Gjykatën e apelit ankimin në vendimin e shkallës së pare në rastin e njohur si “K1”, mëson Portali Ul-info.

Gjykata ekonomike në Podgoricë në fund të korrikut solli vendimin me të cilin Komuna e Ulqinit detyrohet që kompanisë “Rekreaturs” ti paguajë rreth 7,5 milion euro për kompensimin e dëmit të krijuar nga shembja e vendbanimit turistik në Plazh të madh.

“Paditësi në proces, i cili zgjat 33 vite, nuk ka vërtetuar që ishte pronar i objekteve kontestuese, as nuk ka vërtetuar a ka investuar mjete dhe sasinë e tyre në ndërtimin e objekteve kontestuese, kështu që deri me sot nuk është përcaktuar ekzistenca dhe lartësia e dëmit eventual”, tha avokati i Komunës së Ulqinit Stanko Mariq.

Ai prandaj është i bindur që Gjykata e apelit, sipas urdhrave të së cilës, kur u kërkua përcaktimi i fakteve kontestuese, gjykata e shkallës së parë nuk ka vepruar, si edhe shumë herë deri tani, do të hedh poshtë vendimin e shkallës së parë si të paligjshme dhe do të refuzojë kërkesën paditëse.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top