Tuesday , March 19 2019
Lajmi i fundit

“Rasti parking 2”: HASANAGA KËRKON 35 MIJË EURO

Parking Ulcinj, UlqinPër shkak të lëshimeve dhe veprime të shumta të paligjshme gjatë prurjes së vendimit në fund të vitit 2012 që Bashkësisë islame ti jepet në shfrytëzim i vetmi parking i rregulluar në qytet, komuna e Ulqinit për dëmshpërblim duhet të paguaj 35 mijë euro, shkruan “Dan”.

Kjo gazetë shkruan që kaq është vlerësimi i dëmit të cilin e ka pësuar qiramarrësi i fundit Nexhad Hasanaga, i cili në fund të shkurtit të vitit 2012 ka dorëzuar të vetmen ofertë për qiramarrje një vjeçare të këtij parkingut.

Tenderi në ndërkohë është kontestuar nga ana e Sekretariatit për çështje komunale, edhe pse ai proces ishte kompetencë e Komisionit për prokurime publike.

“Është kontestuese që mua jashtë ligjit dhe me vullnet të disa njerëzve të fuqishëm të qytetit më është mohuar e drejta që një vit të shfrytëzojë këtë parking”, tha Hasanaga dhe shton që Gjykata administrative e Malit të Zi tre herë “për shkak të shkeljes së rregullave të procedurës, të drejtës materiale, kompetencës dhe vendosjes” ka anuluar vendimin e kryeadministratorit.

Kryeadministratori i tanishëm i Komunës Kapllan Muçaj me kërkesë të Hasanagës ka kërkuar nga Sekretariati i përmendur të arrijë ujdinë administrative.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top