Saturday , September 21 2019
Lajmi i fundit

RDA-UBA: U organizua trajnimi „Përvojat e buxhetimit participativ“

Image 2Agjensioni për zhvillim rajonal – Ulqin Biznes Asociacioni (RDA – UBA) ka realizuar me sukses trajnimin dy ditorë për organizatat e sektorit civil me temë „Përvojat e buxhetimit participativ“, me 15. dhe 16. maj të vitit 2019.

Qëllimi i trajnimit ishte përforcimi i kapaciteteve të përfaqësuesve të shoqërive civile nga Ulqini dhe komunave të tjera në Mal të Zi në lidhje me proceset e buxhetimit dhe monitorimit të konsumit të fondeve publike. Trajnimi u mbajt nga Suzana Jasiq, politologe e diplomuar e cila ka qenë aktive për më shumë se 20 vite në shoqërinë civile dhe proceset demokratike dhe ka paraqit përvojat e saja në procesin e parë të buxhetimit participativ në Kroaci. Ky event ka qenë gjithashtu një rast për shkëmbimin e përvojave mes pjesëmarrësve në nivel lokal.

Ky trajnim është pjesë e projektit “Shoqëria civile e Ulqinit monitoron shpenzimet publike”, që ka filluar të realizohet nga janari dhe zgjat deri në maj 2019. Përmes këtij projekti po bëhen përpjekje për të forcuar kapacitetin e organizatave për të marrë pjesë në mënyrë adekuate në monitorimin e fondeve publike. Përmes projektit, po kryhet transparenca e njësive shpenzuese të konsumatorëve të Komunës së Ulqinit, e cila do të paraqitet përmes raportit në periudhën e ardhshme.

Projekti “Shoqëria Civile e Ulqinit monitoron shpenzimet publike” mbështetet përmes projektit “Money Wach – Shoqëria Civile, ruajtës i buxhetit”, që realizohet nga Instituti Alternativa me seli në Podoricë, Instituti për Financat Publike nga Zagrebi dhe OJQ Horizonti i ri nga Ulqini dhe është financuar nga Bashkimi Evropian përmes Instrumentit për Shoqëritë Civile dhe bashkëfinancuar nga Ministria e Administratës Publike të Malit të Zi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top