Thursday , August 24 2017
Lajmi i fundit

Reagim nga Kabineti i Cungut: HAJDUKOVIQ MASHTRON OPINIONIN

 

Zaptimi 1Reagimi i Komunes se Ulqinit ne lidhje me tekstin e djeshem ne gazeten ditore “Dan” te titulluar “Cungu rrenon ne baza nacionale”.

Në tekstin e lartpërmendur janë dhënë disa informata të pavërteta për të cilat jemi detyruar të reagojmë:

Mbas thirrjes së  qytetarëve më datën 04.03.2017, Policia Komunale e Komunës së Ulqinit, bëri shënimin zyrtarë lidhur me vendosjen e shtyllave nga ana Hajdukoviq Dushan, në lagjen Fusha e Ulqinit.

Më 06.03.2017 i është  dërguar shkresë Sekretariatit për mbrojtjen e pasurisë nr.07-60/17 ku kemi kërkuar të dhëna për pronësinë e parcelës në fjalë.

Më 21.03.2017 na është kthyer përgjigja nga Sekretariati për mbrojtjen e  pasurisë  ku na njoftojnë që par,kadast. Nr .190/1 dhe 190/3 e rregjistruar në FP.nr.3.Fusha e Ulqinit, është pronë e Shtetit të Malit të Zi-respektivisht e Komunës së Ulqinit.

Zaptimi 2Më 29.3.2017 është bërë procesverbali në hapsirat e Policisë Komunale në prezencë të palës ku është konstatuar që Hajdukoviq Dushan ka vendosur shtylla betoni dhe parmakë hekuri në tokën e komunës pa lejen e organeve kompetente  të komunës. Nisur nga kjo të njëjtit i është dhënë urdhër që brënda dy ditësh ti mënjanojë objektet në fjalë.

Më 03.04.2017 në procesverbalin për vizitën kontrollore është konstatuar që Hajdukoviq Dushan nuk ka vepruar sipas urdhëresës  nga procesverbali i datës 29.03.2017,andaj  për këtë  është sjellë aktvendimi për mënjanimin e tyre.

Më 10.04.2017 i është dërguar kërkesa  nr.07-56/17 Prokurorisë në Ulqin për  ndjekjen penale ndaj Hajdukoviq Dushan.

Më 19.05.2017. është njoftuar pala, që më 29.05.2017 me fillim në ora 10 do të realizohet aktvendimi.

Gjatë ekzekutimit kemi hasur në pengesë nga ana e Hajdukoviq Dushan dhe personave të tjerë  të cilët fizikisht kanë bllokuar rrugën me automjete.

Nisur nga këto të dhëna, hedhim poshtë pohimet e Z. Hajdukoviqit i cili mashtron opinionin për gjoja pronësinë e tokës së lartëpërmendur.

ZaptimiE rikujtojmë personin në fjalë që me dispozitat ligjore e drejta e pronesisë arrihet me rregjistrimin në kadastrën e patundshmërisë, andaj Policia Komunale në afat sa më të shkurtër përsëri do të tentojë të ekzekutojë aktvendimin në prezencë të pjestarëve të Ministrisë së Punëve të Brendëshme sepse është obligim i Komunës që të mbrojë pronën e saj, vecmas rrugët publike dhe hapsirat e tjera publike,  derisa kemi të bëjmë me pronën e komunës.

Nga faktet e prezantuara më lartë shihet qartë se në rastin konkret as që bëhet fjalë për diskriminim në baza nacionale, por vetëm të kryerjes së obligimeve të organeve të administratës lokale.

Policia komunale  dhe organet etjere te administaratës lokale dhe në periudhen e  ardhshme, pa mare parasyshe opstruksionet e ndryshme, do të vazhdojë të përmbushë obligimet që me ligj i janë dhënë në kompetencë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top