REFORMA E ADMINISTRATËS PUBLIKE(2): Jeliqët shkelin ligjin, organet kompetente heshtin

reforma-javne-uprave

Funksionari i DPS Zoran Jeliq me vite ka shkelur ligjin, sepse ka punuar si këshilltar në Entin për Punësim të Malit të Zi (EPPMZ) edhe pse kjo nuk ka qene e lejuar, pasi në të njëjtën kohë ka qenë edhe deputet i partisë në pushtet.

EPPMZ-në e ka drejtuar bashkëshortja e tij Vukica. Sipas ligjit për zyrtarët  dhe nëpunësit shtetëror, zyrtari bënë shkelje të rënde të detyrës së punës, nëse vepron politikisht. Ndërsa Zoran Jeliq jo vetëm që ka vepruar politikisht, por ka qene një ndër deputetet më të zëshëm të partisë në pushtet.

Më herët, ish drejtori i Entit për Punësim Rade Millosheviq, të cilin opozita në bazë të lex specialis e ka propozuar ne atë funksion, ka informuar se Jeliq që nga mesi i vitit 2012 e deri më 27 maj të këtij viti, nuk ka ardhur në punë, edhe pse rregullisht e ka marre pagën në EPPMZ. 

Millosheviq nuk është marr me shkeljen e ligjit për shkak të veprimtarisë politike të këshilltarit Zoran Jeliq, por ne korrik të këtij viti kundrejt çiftit martesorë Jeliq ka dorëzuar kallëzim penale për shpërdorim të dyshuar të detyrës dhe kryerjen e detyrës në mënyrë të pandërgjegjshme. Millosheviq ka thëne se Zoran Jeliqi, nga janari deri ne fund të majit, i ka kushtuar EPPMZ-së dhe buxhetit të shtetit 4.253 euro, dhe asnjëherë nuk është shënuar në punë, siç bëjnë të punësuarit e tjerë. 

Edhe pse nuk ekziston dokument i shkruar për ardhjen dhe angazhimin e Jeliqit në EPPMZ, ai ka fituar edhe shtesën, e cila sipas rregullave paguhet për kontribut të veçantë apo për vëllim të shtuar të punës. Sipas gjurmimeve të Qendrës për gazetari hulumtuese (CIN-CG), Jeliqi ka marrë shtesën në shumën prej 250 euro nga EPPMZ, në dhjetorë te vitit 2014. Ne nëntor të vitit 2015 i është shtesa në shumën prej 150 euro. Jeliqi këto shuma nuk i ka paraqitur në kartonin e pasurisë, edhe pse për një gjë të tillë e obligon Ligji për Konflikt Iinteresi. 

Interesant është fakti se për kontribut te shkëlqyer në punë, Jeliqi është shpërblyer edhe ne Kuvendin e Malit te Zi. Për 12 muaj të vitit te kaluar ka marrë, përveç pagës së deputetit, edhe shtesën në Entin për Punësim. Këto të ardhura i ka shënuar në kartonin e pasurisë. 

Ju përkujtojmë se Zoran Jeliq ka qenë drejtor i EPPMZ deri në mars të vitit 2012, kur shkarkohet nga detyra me kërkesë të tij. Atë pozitë e ka trashëguar bashkëshortja e tije Vukica. Ajo burrin e saj, pak më shume se një vite pasi që u emërua për drejtoreshë, dhe një muaj pas aprovimit të sistematizimit të ri të vendeve të punës, e ka emëruar për këshilltar.

Nga Vendimi për sistematizim të datës 25 korrik 2013, te cilin e ka nënshkruar bashkëshortja e Jeliqit, nuk mund të shohim se prej cilës pozitë Zoran Jeliq është caktuar në vendin e „këshilltarit të pavarur për koordinim dhe përcjellje te procesit te punës ne sektorin për zhvillim të burimeve njerëzore“. Jeliq ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen e CIN-CG se në cilin vend pune ka qenë i caktuar në EPPMZ, prej momentit që ka lënë pozitën e drejtorit të këtij institucioni e deri në emërimin në vendin e këshilltarit. 

Jeliqi gjate kohës së udhëheqjes në EPPMZ, është bërë i njohur me formulën e famshme për suksesin e partisë në pushtet në zgjedhje, të cilën e ka promovuar në një mbledhje të DPS. „Një i punësuar – këto janë katër vota. Nëse arrijmë te punësojmë njeriun tonë, iu kemi hequr atyre një votë, kurse vetes ia kemi shtuar e këtu është edhe një pjese e familjes. Le t’i ndihmojmë këtij personi te punësohet dhe kemi efektin e katër votave për DPS“ , ka këshilluar Jeliqi.

Institucionet kompetente, në rend të parë Inspeksioni Administrativ pranë Ministrisë së Punëve të brendshme dhe Agjencioni për antikorrupsion, nuk kanë ndërmarrë masat përkatëse kundër Jeliqit për shkelje të ligjit. Nuk kane reaguar as kundrejt bashkëshortes së tij, e cila sipas Ligjit për konflikt interesi është dashur të kërkojë përjashtim, kur në vitin 2013 ka nënshkruar vendimin për emërimin e bashkëshortit Zoranit në pozitën e zyrtarit shtetërorë. 

Drejtori i Agjencionit për antikorrupsion Sreten Radonjiq është përgjigjur për CIN-CG qe Ligji për Parandalimin e Korrupsionit “nuk lejon komentim ne mënyrë arbitrare“ të rastit, kështu që nuk mund të përgjigjet se a kanë qenë Jeliqët në konflikt interesi. ”Qe Agjencioni të mund të konstatojë me siguri ekzistimin e shkeljes se ligjit, është e domosdoshme të disponojë me të gjitha faktet, provat dhe dokumentacionin përkatës“ ka thëne Radonjiq. Ai iu ka sugjeruar gazetareve te CIN-CG se nëse posedojnë dëshmi, mund t’ia dorëzojnë Agjencionit për verifikim dhe procedurë.

Nga Agjencioni ne mënyrë indirekte kanë thënë se nuk u intereson ajo që Zoran Jeliq me vite paralelisht ka punuar si deputet dhe si zyrtare shtetërorë, edhe pse një gjë e tillë është e ndaluar me ligje. „Me Ligjin për Zyrtaret dhe Nëpunës Shtetërorë janë përcaktuar dispozita të cilat rregullojnë të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e të punësuarve në institucionet shtetërore. Aplikimi i tyre mbetet në punëdhënësin“ është përgjigjur Radonjiq.

Pra sipas këtij interpretimi, pikërisht bashkëshortja e Jeliqit, si punëdhënësi i tij, është dashur të konstatojë a është shkelur Ligjin për Zyrtaret dhe Nëpunës Shtetërorë, kur për këshilltar është emëruar personi i eksponuar politikisht.

Anëtarja e Këshillit të Agjencionit për antikorrupsion dhe drejtoresha ekzekutive e Rrjetit për Afirmimin e Sektorit Joqeveritare (MANS) Vanja Qalloviq, ka vlerësuar rastin e çiftit bashkëshortorë Jeliq si shembull brutal i privatizimit të institucionit shtetëror. Qalloviq ka theksuar se Vukica Jeliq më parë  është dashur t’i drejtohet Agjencionit dhe të kërkojë mendimin me rastin e caktimit te bashkëshortit në pozitë zyrtare. Ajo ka thënë se Ligji për Konflikt Interesi përcakton se, në çfarëdo rasti, kur interesi privat mund të vihet mbi interesin publik, duhet t’i drejtohemi Agjencionit të kërkojmë mendim ose vet të tërhiqemi nga veprimi.

“Në një periudhë Jeliqi ka qenë drejtor, ndërsa e shoqja zyrtare. Pastaj zonja Jeliq është bëre drejtoreshë, e zoti Jeliq zyrtar, ndërsa zoti Jeliq si ish drejtor e ka këshilluar zonjën Jeliq si drejtoreshë të re”. Nga vet tregimi i ndërlikuar i rastit në këtë mënyrë, vërehet se kemi të bëjmë me konflikt interesi të dukshëm”, theksoi ajo. 

Vanja Qalloviq për CIN-CG theksoi se “i gjithë rasti është paralajmërues, në qoftë se merret parasysh se Jeliqi është deputet në Parlamentin e Malit të Zi, i cili do duhej të kontrollonte pushtetin ekzekutiv dhe konkretisht EPPMZ”. Jeliq  ka qenë edhe kryetar i Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, i cila duhet të mbikëqyrë institucionin ku bashkëshortja e tij është drejtoreshë dhe ai zyrtar shtetëror” tha ajo. 

Vukica Jeliq nuk ka dashur të japë asnjë deklaratë në telefon, në lidhje me shkeljen e ligjit në EPPMZ, ndërsa Zoran Jeliq nuk është përgjigjur  në pyetjet e CIN-CG. 

Ana Komatina

Ky artikull është hartuar me ndihmën e Bashkimit Evropian në kuadër të projektit “Shoqëria Civile për Qeverisje të Mirë: Për të shërbyer dhe merituar”, të cilin e realizon Instituti Alternativa, Bonum, Natura, Horizonti i Ri, Qendra për Gazetari Hulumtuese. Përmbajtja e këtij artikulli  është  përgjegjësi vetëm e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi