Wednesday , October 16 2019
Lajmi i fundit

Reforma e financave publike: SHPENZIMI I TEPËRT – SFIDA MË E MADHE E VITIT 2019

„Administrimi me përgjegjësi i politikës fiskale ishte dhe mbetet përcaktimi strategjik i Malit të Zi. Stabiliteti fiskal nuk është vetëm parakusht për stabilitetin e përgjithshëm ekonomik dhe rritjen afatgjate ekonomike, por edhe parakusht për aderimin në tregjet financiare ndërkombëtare“, thuhet në Programin e Reformës së Administrimit të Financave Publike 2016 – 2020.

Mirëpo, të dhënat zyrtare tregojnë se në praktikë Qeveria e Malit të Zi e mirëmban stabilitetin me huamarrje, me emetimin e bonove të thesarit dhe duke u mbështetur në investimet e huaja.

Sepse, përkundër premtimeve dhe planeve të veta, por edhe të rekomandimeve të institucioneve ndërkombëtare, ajo nuk arrin të frenojë shpenzimin e tepërt. Vetëm gjatë vitit 2019 për punimet e paparapara dhe të harruara në autostradë, shpenzimet e proceseve gjyqësore, garancitë dhe shpenzimet shtesë për administratën shtetërore, do të shpenzohen mbi 200 milion euro më shumë seç është planifikuar. E kjo shifër është 10 për qind e buxhetit!finansije_290916_tw630 (1)

„Tejkalimi i mëtejmë i shpenzimeve për autostradë, brishtësia e disa bankave më të vogla dhe presionet e mundshme në shpenzimet publike për zgjedhjet e vitit 2020 janë rreziqe për financat publike, ndërsa ka të ngjarë që Qeveria e Malit të Zi nuk do të realizojë synimin e përcaktuar që deri në vitin e ardhshëm të balancojë buxhetin për arsye se rritja e shpenzimeve publike tejkaloi parashikimet“, deklaruan nga Banka Botërore.

Në raportet e organizatave relevante të shoqërisë civile theksohet se Mali i Zi është i fundit në rajon në fushën e administrimit të financave publike. „Problemet kyçe kanë të bëjnë me mangësitë gjatë raportimit rreth realizimit të buxhetit, mungesën e informatave për rezultatet e shpenzimeve publike dhe mos ekzistencën e versionit zyrtar të „Buxhetit për Qytetarët“ në nivel nacional“, pohojnë nga Institutin Alternativa.

Parashikimet e Qeverisë malazeze tregojnë se as në vitet e ardhshme nuk duhet pritur përmirësimin e situatës financiare për shumicën e qytetarëve. Në Programin e Reformave Ekonomike thuhet se, sipas skenarit të rritjes së ulët, shkalla mesatare vjetore e rritjes reale ekonomike në periudhën 2019 – 2021 do të jetë vetëm 1.73 për qind.

Sidoqoftë, para Malit të Zi është një periudhë shumë e vështirë. „Për ne ky vit është vendimtar. Ne në vitin 2019 duhet të ruajmë stabilitetin financiar dhe të nisim trendin e zvogëlimit të deficitit buxhetor nën tre përqind, sepse nuk mund të vazhdojmë të tejkalojmë limitin e përcaktuar me ligjet tona dhe me Kriteret e Mastrihtit“, thotë ministri i financave Darko Radunoviq.

Ky projekt realizohet në kuadër të Programit për shoqërinë civile dhe mediet: Përkrahja e rrjeteve rajonale tematike të organizatave të shoqërisë civile – “OSHC si partnerë të barabartë në procesin e monitorimit të financave publike”, i cili implementohet në nivelin e Ballkanit Perëndimor me përkrahjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi vetëm e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk paraqet qëndrimet e donatorit.

Logo za disclaimer

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top