Prijësi më i lartë i myslimanëve në Mal të Zi, reis Rifat Fejziq, ka deklaruar se Bashkësinë islame e përbëjnë përfaqësuesit e kombeve të ndryshme, ndër të cilët më të shumë janë Boshnjakët dhe Shqiptarët dhe që në atë aspekt BI është unifikues dhe strukturë mbinacionale e interesuar edhe për statusin e tyre socio-ekonomik.
“Nuk mund e mos të vërej që në komunat ku dominojnë Boshnjakët është i pranishëm trendi i emigrimit, si pasojë e kushteve të vështira për jetë. Po ashtu, kemi Ulqinin, qytetin me popullsi shumicë shqiptare, i cili është qyteti më i pazhvilluar bregdetar”, tha Fejziq në intervistë për agjencinë MINA.
Ai vlerësoi se zhvillimi i barabartë nxit pakënaqësinë dhe që kjo është diçka me çfarë duhet të merret e tërë shoqëria dhe sistemi shtetëror, e jo vetëm partitë nacionale.
Mr. Feizic, did you ever wonder why? Think about it!