Laboratorët e Institutit për Shëndetin Publik të Malit të Zi, laboratorët tjera publike dhe private të cilët merren me diagnostikimin e infektimit me koronavirusin e ri të shtunën diagnostikuan 64 raste të reja në Ulqin.
Kjo do të thotë se numri i përgjithshëm i personave pozitiv me Kovid 19 në territorin e kësaj komune u rrit në 489.
Ulqini për nga numri i të infektuarve për kokë banori është në vendin e parë në nivel shteti.