Rekordi kulturor: PËR NJË NATË KATËR PROGRAME TË SHKËLQYERA NË KALA

Skena Verore 2Kalaja të shtunën ishte qendra kulturore e Adriatikut. Atë mbrëmje u mbajtën katër programe për dashamirët e të gjithë llojeve të artit.

Fillimisht në Pallatin Venecia, në sheshin e Servantesit, u përurua libri i ri i Dr. Gani Karamanagës “Pazari i gjytetit” për të cilin folën akademikët Sherbo Rastoder dhe Zuvdija Hoxhiq, Dimitrov Popoviq dhe Asllan Bisha, si dhe vet autori.

Pastaj në Kullën e Balshajve u hap ekspozita me titull „ΣYNÉXEIA – CONTINUUM – TRAJANJE“, dedikuar hulumtimeve arkeologjike në Risan, të cilën e organizuan Qendra për Konservim dhe Arkeologji të Malit të Zi në bashkëpunim me Qendrën për Kulturë dhe Muzeun e Ulqinit.

Manifestimi qendror i mbrëmjes, në kuadër të Panairit të 19 të Librit, ishte pjesëmarrja e shkrimtarëve Fatos Kongolli dhe Ballsha Brkoviq, si dhe dhënia e mirënjohjes „Liburna“ shkrimtarit Mehmet Kraja dhe „Dega e ullirit“ Visar Zhitit.

Programi përfundoi me koncertin e këngëtares Tanja Sheter, e cila performoi këngët burimore malazeze, ndërsa mysafire e saj ishte sopranoja nga Ulqini Gjylie Pelingu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…