Tuesday , September 29 2020
Lajmi i fundit

Resulbegoviq dhe Zenka: BESOJMË NË MARRËVESHJE ME PDS

Carsija, Ulqin, Ulcinj, Kalldrami, Kaldrma,Kryetari i Këshillit komunal të PSD Selim Resulbegoviq ka deklaruar që për atë parti opsioni më real është koalicioni me PDS, UDSH dhe koalicionin e Fatmir Gjekes.

“Besoj që në ditët e ardhshme do të merremi veshtë për koalicionin e partive qytetare dhe nacionale. Mendoj që kjo është zgjidhje më e mirë se sa propozimi që pushtetin ta formojnë partitë nacionale. Opsioni i dytë përfundimisht nuk ka shanse”, tha Resulbegoviq për “Dan”.

Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka ka deklaruar për “Pobjeda” që beson në rezultat pozitiv të bisedimeve me PDS. “Me liderin e PDS-së kemi folur për hyrje në koalicion. Besojmë në përfundim pozitiv të bisedimeve”, tha ai duke shtuar që do ti përgjigjet dhe ftesës të Forcës së re demokratike për bisedime.

Forca më herët është deklaruar që në bisedimet për formimin e pushtetit përparësi do ti jap UDSH-së dhe koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” të cilën e udhëheq Gjeka.

2 comments

  1. Per Resulbegoviqin nuk cuditena se prej tij nuk presim reagime me te urta,por Meti nuk besoj se shkon kunder Shqiptaris,kam besim hala ke Meti se nuk shkon me parti jonacionale.

  2. keni mu cudit mir prej cungut &com , se aj ju ka pru kete shkall qe mos me u dasht ne mes vedit , por me u percar , kurr deri sa nuk ka dal cungu ne sken politike ,situata nuk ka qem ma e kece e ulqinakt ma te percar …. por menoni mir se cka jeni tue ba e sillnja shpinen njiher e pergjithmon cungut &com se me te vec keq e ma keq keni me e pas …..

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top