Sunday , August 18 2019
Lajmi i fundit

Resulbegoviq dhe Zenka: GJEST I MIRË RRETH QYTETARËVE TË NDERIT TË ULQINIT

Dita e Ulqinit Rama ThaciPartia socialdemokrate e Malit të Zi ka deklaruar se dhënia e shpërblimit qytetarë nderi të Ulqinit për kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin është gjest i mirë i komunës së Ulqinit ndaj njerëzve më të rëndësishëm nga regjioni. “Mendoj se ky është kontribut i madh për marrëdhëniet e Malit të Zi me Shqipërinë dhe Kosovën. Shkëmbimi i kësi lloj shpërblimesh mund të kontribuojë marrëdhënieve më të mira, sepse për neve si fqinj qëllim i përbashkët janë integrimet europiane”, tha shefi i Këshillit komunal të kësaj parti Selim Resulbegoviq për Radio “Antena M”.

Lideri i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka tha për këtë media se pajtohet që Thaçi dhe Rama duhet të jenë qytetarë nderi të Ulqinit, por shtoi se patjetër që do të ishte më mirë sikur çdo gjë të shkonte nëpërmjet Kuvendit. “Pajtohemi që ato të jenë qytetarë nderi, sepse këtë e arsyetojnë përcaktimet tona politike. Çdoherë kemi pohuar se pakica shqiptare duhet të jetë urë miqësie në mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Por, kryetari i komunës këtë e bëri në mënyrën që e karakterizon atë, mendoj se nuk u respektuan këshilltarët e Kuvendit lokal, por këtë e kemi”, theksoi Zenka.

Nga Këshillat lokale të PSP dhe FD kanë paralajmëruar se me këtë rast do të nisin iniciativën për ankesë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top