Resulbegoviq për “Vijesti”: HAJDINAGA LEGALIZOI PRONËN E CUNGUT

Selim-Resulbegoviq-SDPNënkryetari i komunës së Ulqinit Selim Resulbegoviq ka thënë për “Vijesti” që kryetari I komunës Nazif Cungu është dashur të mbroj pronën e shtetit, e jot a kthej në parkun e vet.

“Cungu si kryetar komune kishte mundësi të ndryshoj vendimin e paraardhësit të tij dhe Studimin e lokacionit ta drejtoj kryesisht në pronën e vet. “Ai se bëri një gjë të tillë sepse këto 32 mijë metër katror i ka dalje në bregun e Liqenit të Shasit. Në atë pjesë të pronës shtetërore me Studimin e lokacionit nuk është planifikuar asnjë lloj ndërtimi. Është e qartë që është ”zaptuar” dhe që Cungu, në vend të interesit të përgjithshëm, ka mbrojtur interesin e vet”, tha Resulbegoviq.

Ai nuk ka mundur të precizoi për çfarë arsye ish kryetari i komunës Gëzim Hajdinaga ka pru një Studim të tillë të lokacionit duke theksuar që nuk dëshiron të hyj në spekulime. “Atë e dinë ato dy. Si dhe kur Hajdinaga ka legalizuar objektet dhe pronën e kompanisë së Cungut”, theksoi Resulbegoviq.

Në pyetjen pse këshilltarët e PSD-së në Parlamentin komunal kanë votuar për Studimin e lokalitetit për Shas, ai tha që bëhet fjalë për painformim. “Ne nuk jemi gjeodet. Atëherë menduam që bëhet fjalë vetëm për pronë private”, përfundoj nënkryetari i komunës Selim Resulbegoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…