Resulbegoviq: RRITJA E MIRËBESIMIT NË PARTITË QYTETARE

Selim-Resulbegoviq-SDPKryetari i Këshillit komunal të Partisë socialdemokrate në Ulqin Selim Resulbegoviq ka deklaruar që strehimi i fundit i humbësit, deri dje partisë më të madhe shqiptare në pushtet, është kapja për shkumë të detit dhe loja me ndjenjat nacionale të qytetarëve të Ulqinit, dhe më gjerë, gjë që është shumë e dëmshme, duke u nisur nga fakti i tolerancës dhe bashkëjetesës e cila gjithmonë e ka karakterizuar këtë vend.

“Zgjedhjet e fundit kanë treguar rritje të madhe të besimit në partitë qytetare ku janë shumica e votuesve nga korpusi nacional shqiptarë”, tha ai dhe shtoi: “Partitë shqiptare janë tashmë një çerek shekulli në pushtet në Ulqin dhe nuk mund të lavdërohen me rezultatet e mira, kështu që nuk duhet të çuditemi që votuesit nga korpusi nacional shqiptar besimin e vet gjithnjë e më shumë ja japin opsioneve qytetare”.

Sipas fjalëve të tija, e ardhmja e Ulqinit është në diversitet, gjegjësisht në simbiozën e partive nacionale pa dëm në marrëdhënie me të tjerat, në koalicion me partitë e orientuara qytetare, e jam i sigurt që koha do ta tregoj këtë gjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…