Sunday , December 17 2017
Lajmi i fundit

Resulbegoviq: RRITJA E MIRËBESIMIT NË PARTITË QYTETARE

Selim-Resulbegoviq-SDPKryetari i Këshillit komunal të Partisë socialdemokrate në Ulqin Selim Resulbegoviq ka deklaruar që strehimi i fundit i humbësit, deri dje partisë më të madhe shqiptare në pushtet, është kapja për shkumë të detit dhe loja me ndjenjat nacionale të qytetarëve të Ulqinit, dhe më gjerë, gjë që është shumë e dëmshme, duke u nisur nga fakti i tolerancës dhe bashkëjetesës e cila gjithmonë e ka karakterizuar këtë vend.

“Zgjedhjet e fundit kanë treguar rritje të madhe të besimit në partitë qytetare ku janë shumica e votuesve nga korpusi nacional shqiptarë”, tha ai dhe shtoi: “Partitë shqiptare janë tashmë një çerek shekulli në pushtet në Ulqin dhe nuk mund të lavdërohen me rezultatet e mira, kështu që nuk duhet të çuditemi që votuesit nga korpusi nacional shqiptar besimin e vet gjithnjë e më shumë ja japin opsioneve qytetare”.

Sipas fjalëve të tija, e ardhmja e Ulqinit është në diversitet, gjegjësisht në simbiozën e partive nacionale pa dëm në marrëdhënie me të tjerat, në koalicion me partitë e orientuara qytetare, e jam i sigurt që koha do ta tregoj këtë gjë.

18 comments

  1. ,,Cufo,, faleminderit qe shprehe mendimin e jot,por sa me te tregu se TI dhe shoket e tu jan shkaktar pse neve gjindemi jasht vendlindjes,por ta dish se femijet e mi e dijn Kuraanin,dhe historin e Ulqinit dhe Shqipetareve ne teresi e kan mesuar dhe e dijn me mir se Ti dhe ata qe mendojne si ti.Neve kemi mall dhe mendjen e kemi ne Ulqin,por fati jone ishte gyrbeti/

  2. Kushtafuti e Ulqini, ashtu menoni ju, se ju ka tjera kush fajin pse ju jeni ku jeni e bani cka bani. Mallin qu e keni, nuk diftohet ktu ty shkru e qakulu. Bani dicka per ket ven, organizonu dicka, ja vetem ju dy, tan cka jeni jasht. Pos Eqro Mehmedit sj j ka ba pllakat me emna t rrugve, kerkush ska ba per qytet, vec kan ba qef n Aragosta e ke Myzi. Prralla boshe
    Sa per se iaht jeta n NY, vare per veshit. E di, e kam p se cfar jete ke, as juk shef ken e as nuk nin ken pos per bajram edhe si mlidheni per Thanksgiving. E ku isht mu mledh ashtu per bajram par smunet, duhen mu fitu $$$ si me i harxhu n black friday. Leni ata pralla. Sidamas n NY, oborri shejtanit. Chicago isht ma nrysh, atje kam pa Ulqinak, atje dijn per Ulqin edhe shumica flet Shqip. Ja n NY. Atje jeni city boys
    Nejse, ju dini si e cka, puna juj, par mas qitnu llam pi goje per Ulqin e Ulqinak e ather ju merr malli.
    Ju pershendes

  3. Hala nuk dini se cka i keni ba vejdit,pa pun nuk ka gja,na rrim neper kafahane at muaj qe vim ne pushim,por ju 12 muaj ne vit jeni naper kafahane,e besa ashtu nuk nuk mundet me perparu,prej qiellit pervec shiut dhe debore nuk bje gja.Ju voft puna mar me Dritanin e Eqremin ne krye.

  4. @ULQINAKU po mar djal per 300e ne muj me myt vetin (: ju keni harruar se si fitohet leku ne getoo te ulqinit

  5. Qe, e kam dit un, t shken gjuha aty ku dhem dhami.
    Prep se prep ti kthehesh ke paret, ke leku…. Pa ma geto e ke ti atje se na ktu! Kush e di se me cfar llomit duhesh ti me marr neper dur si me i fitu njata $300 n jav, neper trena e basa e feti ty u rrapat me zezak
    Pare ke mujt me ba edhe ktu, vec tja kishe fal ftyren hyqmit, mu asimilu njisej si je asimilu n NY. Ka gjana si parja si blen, e aja isht dashnija per ven t vet. Kur ti e maten at dashni me 300€ N muj ose $300 n jav, i lumi ti per tru si ke. I lumi ti per ftyren tane
    E sa per ty Ulqinak, tesh sa dit pa na shet men e diften patriotizem par aseai spa diften emnin. Nese njimen ke mrrit me i msu fmit per histori, Ulqin e Kuran ashtu si thu, pse ke marre, mas u mshif. Difta se kush je si me ta permen emnin kur t flas me shok, kur ti tham filan filani i ka rrit fmit persmarit. Sisht marre
    Par sa pa m duket, fjal jan tan, fjal pa gja.
    Prep, me gishta njifen ata si i msojn fmit shqypen si gjuh t par, me gishta jan ata si flasin shqyp n shpi ose si i nisin fmit pergjith vjet n Ulqin. A nuk keni qef mj nis a nuk keni mundsi. Nese skeni qef, delni pi ktu e na leni ne me problemet tona rahat, e nese skeni mundsi, ather dmth sqenka gja me ardh anej ke ju
    Ju pershendes

  6. per fatkeq jetoj ne ul se neser e leshoi geton… nuk i kuptoj njerzit pse mendojn se isht keq atje ka shum ulqinak si jan ba milionera ne nyc punon 2/3 vjet hjekun keq por regullojn jeten, ktu ne geto vetem me korupcion ose me shit mallin e gjyshave

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top