Monday , July 16 2018
Lajmi i fundit

Rikonstruktimi i “Belvisë”: ÇDO GJË DO TË PËRFUNDOHET PARA AFATIT

Holiday Village Montenegro KarismaRikonstruktimi i hotelit “Belvi” dhe ndërtimi i objekteve përcjellse në kompleksin “Holiday Village Montenegro”, të cilin do ta menaxhojë Karisma Hotels & Resorts, do të kryhet para afatit të dakorduar, gjegjësisht me 1 maj, mëson Portali Ul-info.

Pjesën më të madhe të punimeve e kanë kryerë kompanitë vendase (Final Trade, Kurti dhe Infinity Solutions), të cilët janë paguar sipas dinamikës së dakorduar.

Holiday Village Montenegro do të ketë 257 dhoma, 4 pishina, 4 restorante, 4 bare dhe spa qendra, terrene sportive dhe parqe avanturistike për fëmijë.

“Ky është projekt strategjik për komunë të Ulqinit dhe ne kemi dhënë maksimumin që çdo gjë të përfundohet në kohë dhe në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha përfaqësuesi i Final Trade-it Aleksandar Jacoviq.

Përndryshe, Karisma është e interesuar për qiramarrjen e Adës, ndërsa jozyrtarisht mësojmë se hapja e tenderit do të jetë në majë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top