Wednesday , August 5 2020
Lajmi i fundit

Risi në edicionin e sivjetmë: “SEANEMA” SJELL KINEMANË SOLARE NË ULQIN

seanema-konferenca-per-shtyp-ne-pg1Podgoricë, 8 shtator 2016 – U zhvillua sot konferenca e parë për shtyp e Festivalit të filmit “Seanema”, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, te “Këndi amerikan” (“American Corner”) në Podgoricë. Konferencën për shtyp e hapi z. Bix Aliu, Zëvendës Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili nënvizoi që projekti i kinemasë pranë detit ishte iniciativë e alumnistes së njërit prej programeve të Departamentit të Shtetit, znj. Drita Llolla së bashku me një grup aktivistësh nga Ulqini që më pas krijuan OJQ “iACT” ose “Unë VEPROJ”.

“Vitin e kaluar festivali u financua pjesërisht nga fondet e zyrës së alumnistëve pranë Departamentit të Shtetit. Oganizatorët tejkaluan pritshmëritë tona duke e shndërruar në një festival me karakter ndërkombëtarë i cili mblodhi një spektër të gjërë të alumnistëve nga Mali i Zi dhe SHBA-të, të ftuar të numërt nga Shqipëria dhe Kosova si edhe aktivistë të shoqërisë civile dhe protagonistë filmi nga Kolumbia dhe Greqia. Suksesi i edicionit të parë na motivoi që këtë vit, Ambasada Amerikane të jetë mbështetëse kryesore e festivalit, me shpresen që festivali të kthehet në një event tradicional për qytetin e Ulqinit”, vijoi z. Aliu.

Në konferencë mori pjesë edhe përfaqësuesi i Komunës së Ulqinit, z. Arsllan Hajdinaga i cili rikonfirmoi gatishmërinë e komunës për të mbështetur edicionin e dytë të Festivalit “Seanema”, si sponsor i artë. Ai premtoi se Komuna e Ulqinit do të vijojë mbështetjen e këtij projekti dhe projekteve të tjera të kësaj natyre.

Drejtorja ekzekutive e OJQ “iACT”, njëkohësisht e Festivalit të filimit “Seanema”, znj. Drita Llolla shprehu mirënjohjen e saj të thellë ndaj Ambasadës Amerikane, që besuan te potenciali i këtij projekti por dhe te aftësia e të rinjve për ta sjellë në jetë. Znj. Llolla vijoi me prezantimin e temës dhe programit të këtij edicioni, duke ndaluar te risia e këtij viti që është instalimi i kinemasë solare e cila përdor energjinë e diellore për shfaqjen e filmave. “iACT, përveç se organizon gjëra të bukura për qytetin, ndërgjegjëson rreth rëndësisë së shfrytëzimit të burimeve të energjive të rinovueshme”, u shpreh ajo në vijim.

Gjatë konferencës, znj. Llolla nënvizoi rëndësinë e njërës prej temave të këtij viti, pabarazia gjinore dhe nënpërfaqësimi i grave dhe vajzave në jetën publike dhe politike, por jo vetëm.

“Një nga arsyet përse zgjodhëm që përmes kino-aktivizmit të rikthejmë vëmendjen te pabarazia gjinore, është nënpërfaqësimi i grave në një masë të tillë sa sot, ne hasemi me të dhëna, si: vetëm 9% i Këshillit të Komunës në Ulqin përfaqësohet nga vajza dhe gra; vetëm 5,7% e subjekteve private janë pronësi e grave dhe vajzave. “Hendeku” është i thellë në sferën politike, ekonomike, sociale dhe kjo është majft shqetësuese”, u shpreh ajo.

Në përfundim të fjalës ajo ftoi të gjithë të apasionurit e filmit në plazhin Otrant në Ulqin, në datat 15-18 shtator për një eksperiencë unike që ofron kinemaja solare buzë detit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top