Sunday , December 17 2017
Lajmi i fundit

Risi në Ulqin: ORDINANCA STOMATOLOGJIKE „DR. DINA“

image-0-02-05-9f39f6e0a0992df8fd1cba9d6bd5174727e5a0e36b3c68ae2af84e519b133a22-V (1)Intervenimet e dhimbshme stomatologjike janë shkaktari kryesor i frikës nga dentistët. Por, ato janë pas nesh, thonë nga ordinanca „Dr. Dina“.

„Metodat bashkëkohore të punës, pajisjet më të reja, cilësia e lartë e shërbimeve, qasja individuale dhe dedikimi ndaj çdo pacientit, së bashku me durimin dhe këshillat adekuate e bëjnë ordinancën tonë vend të „çlirimit“ nga dhibja“, thotë dentistja e diplomuar e Fakultetit stomatologjik në Beograd dhe fituesja e „Luçës“, dr. Dina Pelinkoviq – Kraja.

Përdorimi i metodave bashkëkohore, prodhuesve të njohur dhe higjienës së mirë i ofron pacientëve kënaqësi dhe siguri.

Në trajtime përdoren materialet e gjeneratës së fundit, minimalisht invaziv dhe të padhimbshëm.

Është e rëndësishme që është vendosur bashkëpunimi me specialstët nga fusha e kirurgjisë orale, implantologjisë dhe ortopedisë së nofullës.

Përndryshe, ky institucion ka kontratë me Fondin për sigurim shëndetësor për ofrimin e shërbimeve stomatologjike për fëmijët deri në moshën 18 vjeçare, dhe pensionistëve të moshës mbi 65 vjeç.

Ordinanca ndodhet në rrugën Nënë Tereza, Shtëpia e shëndetit Ulqin, ndërsa për informata më të hollësishme klikoni KËTU.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top