Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Riviera e Ulqinit: HITI I SEZONIT TURISTËT NGA POLONIA

Ulcinj, Ulqin, Kalaja, Stari grad, Mala plaza, Plazi i vogel, Rana, PristanSipas rrjedhës së tanishme të sezonit në rivierën e Ulqinit, duket që rritjen më të madhe kanë shënuar mysafirët nga Polonia. Më së shumti janë në akomodimin individual, ndërsa numër i konsiderueshëm erdhën edhe nëpërmjet agjencive. Ndër to janë një numër i konsiderueshëm i të rinjve.

Për Ulqin është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kthehet në tregun e madh. Sepse, Polonia ka rreth 38,5 milion banorë, prej të cilëve një e pesta do të verojnë këtë vit jashtë shtetit. Vetëm në Kroacinë fqinje këtë vit do të shkojnë më shumë se gjysmë milioni.

Polonia është një nga vendet e rralla të Europës që shmangu recesionin. Parashikimet ekonomike për këtë vend në vitet e ardhshme janë të favorshme kështu që duhet pritur rritjen e numrit të Polakëve që udhëtojnë për pushim jashtë vendit.

Në rivierën e Ulqinit, siç thonë, më së shumti i tërheqin çmimet e volitshme dhe bukurit natyrore.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top