Sunday , April 30 2017
Lajmi i fundit

Riviera e Ulqinit: SFILATA E MODËS NË ADË

Të shtunën, me fillim në ora 21:30, në Adë të Bunës, në restorantin „Maestral“, do të mbahet sfilata e modës të cilën e organizon Shoqata e modelëve të Malit të Zi.

„Kjo është njëra nga një sërë mini-sfilatash të modës të cilat i organizojmë nga Ulqini në Herceg Novi. Me një sërë rroba banjoje dhe gardërobë verore do të prezantojmë butikët nga Podgorica“, tha Rade Kekoviq, kryetari i Shoqatës së modelëve të Malit të Zi.

Në ambientin e mrekullueshëm të restorantit „Maestral“ i cili gjendet në breg të detit është përgatitur dhe program i pasur muzikor deri në mesnatë ku do të performojnë Nino Rashiq dhe Gulla, është deklaruar nga NHT „Riviera e Ulqinit“.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top