Friday , October 18 2019
Lajmi i fundit

Romët dhe Egjiptianët në Ulqin: HISTORIA SI MËSUESE

Romët janë një grup i të huajve të cilët erdhën dhe qëndruan në Ulqin prej mesjetës. Etnologu serb Tihomir Gjorgjeviq shkroi para 85 vitesh se “Ciganët e Ulqinit janë nga fshati Gur i Zi në lumin Mat, në Shqipëri. Folën vetëm gjuhën shqipe, ndërsa nga atdheu i tyre sollën edhe traditën kombëtare shqiptare”.

Pushteti Osman kërkoi që ato të trajtohen bukur. “Askush mos të shqetësojë dhe as të keqtrajtojë përfaqësuesit e këtij populli”, thuhet në fermanin e vitit 1604 për Romët në Shqipërinë Jugore dhe Greqin Veriperëndimore.

Osmanët i vendosën në Ulqin si të aftë për të kryer veprimtarinë e efarkëtarit – kovaçit, në veçanti për nevojat e kantierës së anijeve, e cila gjendej në mesin e Plazhit të Vogël.Flag_of_the_Romani_people.svg

Në vendbanimin Totosh në mesin e shekullit 19 ishin qindra shtëpiza/kasolle nga kashta në të cilat jetonin Romët. Kalonin jetë të sigurt dhe pa brengosje, pa persekutime, akuza ose çfarëdo lloj diskriminimi.

Ulqinakët vendas i vlerësonin dhe i respektonin bashkëqytetarët e tyre romë. Sepse, ato ishin njerëz të lumtur, punëtorë dhe të ndershëm.

Sot, në fillim të mijëvjeçarit të tretë, zyrtarisht thuhet që “Romët dhe Egjiptianët në shumicën e rasteve janë të izoluar nga pjesa tjetër e banorëve dhe se po rritet çdo formë e distancës sociale apo përjashtimit”!?

“Pjesëmarrja në procesin e vendimmarrjes ka të bëjë vetëm me votimin gjete mbajtjes së zgjedhjeve. Romët nuk kanë pjesëmarrës autentik në Kuvend, e as në kuvendet e vetëqeverisjes vendore”, theksohet nga Zyra për Mbrojtjen e Të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe shtohet se “statusi i përgjithshëm i popullatës Rome dhe Egjiptiane tregon që janë ndërmarrë masa dhe aktivitetet të caktuara në përmirësimin e pozitës së tyre, të cilët rezultuan me ndryshime të rëndësishme, por edhe të pamjaftueshme”.Support-feat-1280x720

Përndryshe, shumica e kësaj popullatë edhe në Ulqin kryen punët në ekonomi informale, gjersa Romët e punësuar në mënyrë formale më së shpeshti punojnë në Ndërmarrjen Komunale ose përkohësisht angazhohen në punët sezonale dhe punimet publike.

Prandaj është e nevojshme që të rritet vetëdija për problemet dhe sfidat e komunitetit Rom, ndërsa e tërë shoqëria duhet të ndihmojë në krijimin e kushteve për jetën më të mirë të Romëve dhe Egjiptianëve.

Publikimi i këtij teksti është pjesë e projektit „Gjuha ime – gjuhë e barabartë“ të cilin e realizon OJQ „Horizonti i Ri“ në partneritet me OJQ „UL info“. Projekti mbështetet nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Minoriteteve e Malit të Zi, në kuadër të Programit për zhvillimin dhe avancimin e të drejtave të popujve pakicë dhe bashkësive tjera etnike. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi vetëm e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk paraqet qëndrimet e donatorit.

Disclaimer, Projekti Ministria, Projekat Ministarstvo

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top