Friday , February 22 2019
Lajmi i fundit

Romët në Ulqin

Pogled-UlcinjaQendra kryesore e Romëve në shekullin 14 dhe 15 ishte në Greqinë jugore. Disa nga këto me siguri kanë vazhduar përgjatë bregdetit të Adriatikut, ndërsa në vitin 1362 përmenden dy “Jedupakë”, gjegjësisht Egjiptian.

Pushteti turk ka kërkuar që të sillen mirë me to. “Askush mos ti shqetësoj ose shty përfaqësuesit e atij popull”, thuhet në firmanin nga viti 1604 për Romët në Shqipërinë e jugut dhe Greqinë veriperëndimore.

Osmanlinjtë i kanë vendosur në Ulqin si të përshtatshëm për kryerjen e zanatit të kovaçit, sidomos për nevojat e kantierit të anijeve, i cili ndodhej në mes të Plazhit të vogël.

T.Gjorgjeviq para tetë dekadave ka shkruar që “Ciganët e Ulqinit janë nga fshati Gur i Zi në lumin Mat, në Shqipëri. Flisnin vetëm shqip, dhe nga atdheu i tyre sollën dhe traditën popullore shqiptare”.

Në Totosh në mesin e shekullit 19 ishin 100 barake nga kashta në të cilat jetonin Romët. Ishin të njerëz të lumtur, punëtor dhe të ndershëm.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top