Thursday , October 19 2017
Lajmi i fundit

Rotari klub: TË MËRKURËN NDARJA E DHURATAVE PËR VIT TË RI

Dhurata, PoklonNë hotelin “Pallati Venecia” në Kala të mërkurën, me 21 dhjetor, me fillim në ora 11, do t’i ndahen fëmijëve dhuratat e vitit të ri, u deklarua Portalit Ul-info nga Rotari klubi Ulqin.

Kjo organizatë ndërkombëtare, për vite të tëra para Vitit të ri, ka vendos rregull që të gëzojë Ulqinakët më të rinj.

Siç thuhet në njoftim, dhuratat do t’i ndahen fëmijëve të cilët janë në regjistrat e foshnjoreve dhe Qendrës për punë sociale në Ulqin.

Dhurata do të fitojnë edhe fëmijët me pengesa në zhvillim, të cilëve paketat do t’i ndahen në qendrat e tyre.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top