Delegacioni prej 12 anëtarësh dhe miqsh të Rotari klubit Ulqin ka qëndruar dy ditët e kaluara në vizitë Rotari klubit në qytetit Zagorje ob Savi në Slloveni.
Kryetari i rotarianëve të Ulqinit Zami Mavriq ka prezantuar klubin dhe aktivitetet e tija, derisa për Ulqinin ka folur sekretari Shuquri Resulbegu. “Qyteti jonë është qytet i ullinjve shekullor, plazheve të mrekullueshme, Miguel de Servantesit dhe Sabataj Sevit”, tha ai.
Në këtë takim, në të cilin u binjakëzuan dy klube, ishin të pranishëm ambasadori i Malit të Zi në Lubjanë Ivan Milliq, konsulli i nderit i Malit të Zi në Slloveni Vojisllav Kovaç, si dhe kryetari i kësaj komune sllovene.
Është arritur marrëveshja që Rotari klubi i këtij qyteti në maj të vitit të ardhshëm të vizitojë Ulqinin.