Monday , September 16 2019
Lajmi i fundit

Rrënoja më e madhe e anijes në nëndetin e Ulqinit

Guri i Gjeranave shpesh quhet dhe vendi i amforave të fundosura ose “varreza e anijeve”.

Anija më e njohur që është fundosur në atë lokalitet është vapor nga Triesti “Goritia”, e cila është rrënoja më e madhe që shtrihet në bregdetin e Malit të Zi.

Kjo anije ishte e gjatë 104, ndërsa e gjerë 14 metër. Kishte kapacitet të madh transportues prej 3104 bruto ton dhe ka arrit shpejtësinë prej 12.5 nyje.

Ky vapor, në pronësi të Lojdit të Austro-Hungarisë, është prodhuar në vitin 1903. Gjatë luftës së parë botërore ka shërbyer për nevoja ushtarake të magazinimit të municionit në pjesën e bregdetit shqiptarë. Duke përcjell karvanin detar në kthim nga Durrësi, në natën e 19 gushtit 1918 ka hasur në minë dhe, mbas shpërthimit të tmerrshëm u dogj, e pastaj edhe u fundos.

Anija shtrihet në thellësinë prej vetë 12.5 metrash, rreth 1.5 km në lindje të  shkëmbit të Gjeranave, i orientuar në drejtim perëndim-lindje.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top