Friday , January 17 2020
Lajmi i fundit

Rritet nervozi: QIRAMARRËSIT E PLAZHEVE KËRCËNOJNË ME BLLOKIM!

“Nëse në mbledhjen e ardhshme nuk gjejmë mirëkuptim dhe nuk e arrijmë marrëveshjen me pushtetin lokal do të jemi të detyruar të bllokojmë plazhet”,  kanë deklaruar Shoqata e qiramarrësve të plazheve të Ulqinit.

Sipas fjalëve të kryetarit të kësaj shoqatë Prela Shkrela, anëtarët e tyre ballafaqohen me sjellje të papërshtatshme të Të Mirave detare dhe organeve inspektuese. “Jemi tepër të zhgënjyer me heshtjen e zyrtarëve të komunës për këtë që po ndodh. Ne jemi pjesa më e mirë e ofertës turistike të Ulqinit kështu që shteti dhe qyteti kanë interes nga puna jonë”, tha ai në deklaratën për “Dnevne Novine”.

Edhe pse, sipas fjalëve të tija, është gjithçka gati për sezon, qiramarrësit e plazheve nuk do të punojnë nëse vazhdohet “shoshitja” e inspekcioneve. “Le të punojnë ato që mendojnë që dinë më mirë”, shtoi Shkrela.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top