Saturday , October 21 2017
Lajmi i fundit

Rritja e TVSH-së: HOTELIERËT NË BUDVË ANKOHEN, NË ULQIN HESHTJE

Euro, Monedha, NovacShoqata e hotelierëve të Budvës ka paralajmëruar Qeverinë e Malit të Zi që rritja e shkallës së TVSH-së nga 19 në 21 për qind do të shkaktojë pasoja të paimagjinueshme dhe vazhdimin e rënies së konkurrueshmërisë turistike, që do të çojë turizmin në humnerë.

Hotelierët e Budvës vlerësojnë se rritja e paralajmëruar e TVSH-së paraqet vetëm mënyrën si të mbushen vrimat në buxhet, e kurrsesi aktivitet i cili do të kontribuojë në zgjidhjen e problemit të pagesës së TVSH-së dhe të hyrave jostabile në buxhet.

“Përveç që paraqet konkurrencë jo luajale, e gjithë barra tatimore bie mbi supet e sipërmarrësve të cilët rregullisht paguajnë të gjithë detyrimet dhe këtë gjë do të vazhdonin ta bënin, ndërsa ato që nuk paguajnë do të gjejnë mënyra të reja të shmangin detyrimet tatimore”, theksojnë nga kjo Shoqatë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top