Friday , September 20 2019
Lajmi i fundit

Rruga deri në Sukubinë: ASFALTOHET I TËRË AKSI, DO TË JETË EDHE SHTRESA E TRETË

Rruga Ulqin KrytheKryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq me bashkëpunëtorë vizitoi të marten punimet në rrugën magjistrale në pikën kufitare në Sukubinë.

Duke konstatuar se është ndërtuar edhe ura në Kllezën ai tha se është pranë përfundimit punimet në aksin rrugor nga Ulqini deri në Krythë me gjatësi 13,5 kilometër.

“Tani i tërë aksi është i asfaltuar, ndërsa së shpejti pritet që të vendoset edhe shtresa e tretë. Kjo  rrugë është dhuratë për banorët e Zonës së Anës së Malit për Ditën e Pavarësisë”, tha Nrekiq.

Punimet në këtë aks rrugor filluan në tetor të vitit 2017.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top