Friday , October 2 2020
Lajmi i fundit

Rruga e kombit:VIDHET SINJALISTIKA!

Hyrje-daljet përgjatë gjithë autostradës së Kombit që lidh Shqipërinë dhe Kosovën janë diçka normale, duke parë gjendjen e krijuar, ndërsa veçanti tani përbën vjedhja e sinjalistikës.

Tabelat sinjalizuese janë hequr në shumë pjesë të kësaj autostrade, e po kështu janë dëmtuar elementet fosforeshente të vendosura për orientimin e drejtuesve të automjeteve.Që nga hyrja e Rrëshenit dhe deri në Kalimash, tabelat kryesore në anë të rrugës janë hequr plotësisht, e po kështu janë hequr edhe ato të vendosura në mes të autostradës që sinjalizojnë devijimet dhe përcaktimet e ndryshme të lëvizjes në këtë aks rrugor.

Ndonëse kjo situatë vlerësohet si tepër shqetësuese, deri më tani asnjë person nuk është ndjekur penalisht për dëmtimin e autostradës, por ndërkohë Autoriteti Kombëtar i rrugëve nuk ka ndërhyrë për të rivendosur sinjalistiken e dëmtuar.

Vjedhja e tabelave sinjalizuese përgjatë autostradës së kombit ka ndodhur pikërisht gjatë kohës që ky segment kishte fluksin më të madh të lëvizjes së automjeteve për sezonin veror. /Shekulli Online/

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top