Monday , December 16 2019
Lajmi i fundit

Rruga Ulqin-Krythë: ANKESAT SHTYJNË FILLIMIN E NDËRTIMIT

Rruga_Krytha_Katerkollë_Ulqin1Lufta procedurale në mes kompanive konkurruese po shtynë fillimin e punimeve në rikonstruktimin e aksit rrugor prej Ulqinit deri në Krythë, me vlerë rreth nëntë milion euro, shkruan “Pobjeda”.

Siç theksohet, njëra pas tjetrës po grumbullohen ankesat dhe sipas një farë rregulli, një orë ose dy para mbylljes së afatit.

Në rastin e fundit, ankesën e dorëzoi kompania e cila si veprimtari themelore ka shitjen e kompjuterëve dhe pajisjeve kompjuterike, e cila një gjë të tillë e bëri saktësisht 25 minuta para përfundimit të afatit!?

Tani, propozimi është para komisionit shtetëror i cili së shpejti do të vendos kush do të ndërtojë këtë aks të rëndësishëm magjistral në drejtim të kufirit me Shqipërinë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top