Monday , September 25 2017
Lajmi i fundit

Rruga Ulqin – Krythë: PËR MOMENTIN I SIGURT VETËM EKSPROPRIJIMI

Krythe, Krute, Ana e MalitNë Propozimin e planit të mirëmbajtjes, rikonstruktimit dhe ndërtimit të rregullt dhe investues të rrugëve shtetërore në vitin 2017, theksohet edhe rruga nga Ulqini deri në Krythë të Ulqinit.

Siç theksohet në këtë dokument të Qeverisë, vitin e kaluar ka filluar zbatimi i procedurës tenderike për përzgjedhjen e kryerësit të punimeve për rikonstruktimin e aksit rrugor me gjatësi 13,5 kilometër.

Mjetet financiare të nevojshme për eksproprijimin dhe kryerjen e kontrollit profesional janë të paraparë me Buxhet kapital të Malit të Zi për vitin 2017 dhe janë 100.000 euro. Shtohet që nga kredia e Bankës evropiane investuese janë paraparë mjetet për kryerjen e punimeve po ashtu me vlerë 100.000 euro.

Meqë kjo rrugë duhet financuar nga kredia e institucioneve evropiane, tash disa vite në plane thuhet se, sipas dispozitave të Ligjit për buxhet të Malit të Zi, “mjetet nga Buxheti kapital për shpenzimet e njësive të konsumit të cilat financohen nga kredia do të shpenzohen në lartësinë e realizimin të tyre”.

Nga Komuna e Ulqinit dje kanë thënë se tenderi për këtë rrugë ka përfunduar dhe se së shpejti pritet realizimi i investimit me lartësi 9,5 milion euro.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top