RRUGËT E ZHVILLIMIT TË KARRIERËS – sfidë e përbashkët për të rinjtë e rajonit

Nuk mjafton t’i edukojmë fëmijët tanë pa u përqendruar edhe tek mundësitë që atyre u shfaqen për të ardhmen. Diskutimi, shkëmbimi i ideve për të kuptuar funksionimin e tregut të punës dhe ku të shkojmë pasi të përfundojmë ciklin e shkollimit, janë ndër çështjet kryesore që trajtojnë të rinjtë nga Ulqini dhe Shkodra në projektin ndërkufitar “Rrugët për zhvillimin e karrierës: Përgatitja e të rinjve në Shqipëri dhe Mal të Zi për mundësitë e karrierës në sektorin e turizmit”, të cilin e realizojnë World Vision Albania në partneritet me Horizontin e Ri, si dhe shkollat e mesme “Vëllazërim-Bashkim” nga Ulqini dhe “Hamdi Bushati” nga Shkodra.

Pasi janë realizuar aktivitetet fillestare, tashmë kanë nisur edhe trajnimet me 50 të rinj të qytetit tonë, të përzgjedhur në këtë projekt. Në një hapësirë të veçantë në Shkollën e Mesme në Ulqin, është krijuar ambienti i përshtatshëm për organizimin e trajnimeve dhe aktiviteteve, gjegjësisht Youth Employment Lab (YEL), laboratori i punësimit për të rinjtë. Këtu të rinjve u jepet mundësia që të diskutojnë, të shprehin hapur mendimet dhe vizionet e tyre për punësimin, bashkëpunimin ndërkufitar, sipërmarrjet premtuese, problemet e ndryshme që e preokupojnë rininë në rajon, etj.

Projekti ka synime të qarta, të cilat janë thelbësore për çdo individ, e më shumë për të rinjtë që pretendojnë të arrijnë diçka në jetë. Karriera e suksesshme duhet të jetë pikësynim për të gjithë, prandaj në kurrikulën e projektit përfshihet një gamë e larmishme konceptesh e objektivash që, me përkushtim dhe angazhim, të rinjtë do të arrijnë t’i përvetësojnë dhe të dalin sa më të përgatitur nga ky program.ilustrim per publikimModeli që ndiqet në këtë projekt është një qasje e integruar “ ” që ka për qëllim të ndihmojë të rinjtë të përmirësojnë aftësitë, sjelljet dhe qëndrimet që paraqiten si të nevojshme për pjesëmarrjen e tyre konstruktive në shoqëri.

Ky model ka në fokus zhvillimin ekonomik të të rinjve, adreson nevojat e jetesës dhe aspiratat e tyre, duke i ftuar ata të jenë sa më inovativ dhe sa më krijues në mënyrë që të nuhasin atë që mund të përbëjë një risi në tregun e punës dhe kështu të mund të planifikojnë një biznes për veten e tyre, si hap individual drejtë karrierës. Përmes këtij programi, të rinjtë do të ndjekin 10 trajnime (Soft Skills Trainings) në lidhje me komunikimin, aftësitë drejtuese, mendimin kritik, përshtatshmërinë, organizimin, punën ekipore, përpikërinë, etj.

Kurrikula, sa e ngjeshur, aq edhe voluminoze, është e ndarë në tema dhe nëntema, të cilat prezantohen tek të rinjtë përmes trajnimeve të vyera, që shtjellojnë punësueshmërinë dhe sipërmarrjen sociale. Përveç ekspertëve të angazhuar për trajtimin e hollësishëm të secilës pikë nga kurrikula, nuk duhet harruar se mësimi më i mirë bëhet në grup, duke komunikuar dhe debatuar me njëri-tjetrin, përmes diskutimit dhe ndarjes së përshtypjeve, ideve, qëllimeve, të metave nga përvojat e deritanishme e çështjeve tjera me interes për të rinjtë.

Prandaj, ky projekt, ka premisa të shënojë arritje konkrete dhe të provojë se të rinjtë, si në Shqipëri ashtu edhe në Mal të Zi, janë të aftë të mendojnë për çështje madhore, të diskutojnë për punësimin, të planifikojnë biznesin e tyre të ardhshëm, sepse ata janë të vendosur për qëllimet e veta, janë të përpiktë, këmbëngulës, njohës të fushës së turizmit dhe planifikues të mirë të kohës.


Ky shkrim publikohet në kuadër të projektit “Rrugët për zhvillimin e karrierës: Përgatitja e të rinjve në Shqipëri dhe Mal të Zi për mundësitë e karrierës në sektorin e turizmit” i cili realizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian: Programi IPA II për Bashkëpunim Ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri 2014-2020. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e OJQ Horizonti i Ri dhe nuk pasqyron detyrimisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.LOGO-CBC-CG-1024x99

LOGO_PARTNERS_CBC-1024x133

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuzhina tradicionale: ENCIKLOPEDI ME MBI 300 RECETA TË SHIJEVE TË ULQINIT

Nxënësit vizituan centralin me erë në Mozhur: MBOLLËN EDHE DISA PISHA

Zjarri përfshinë ordinancën private: SHKAKTON DËME TË MËDHA MATERIALE

Ulqin: KODRA E PINJESHIT, FUSHA DHE TYRBJA E HARAPIT
Ulqin: KODRA E PINJESHIT, FUSHA DHE TYRBJA E HARAPIT

Mbi pyllin e Pishave ndodhet kodra e Pinjeshit, me pamje të mrekullueshme në det dhe Kalanë e Ulqinit. Në Ulqin për shekuj me radhë kanë jetuar zezakët të cilët i sollën këtu kusarët dhe detarët e Ulqinit

Ljubitelji kazino igara će ovog puta biti u teškoj situaciji!
Ljubitelji kazino igara će ovog puta biti u teškoj situaciji!

Sigurni smo da je veoma mali broj ljudi na svijetu koji nisu čuli za mega popularnu kazino igru koja nosi ime Aviator! Bilo da ste ljubitelji online kazina, ili ne, pomenuta igra je “zarazila” cijeli svijet,

CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTËN PA RRYMË NJË PJESË E ULQINIT
CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTËN PA RRYMË NJË PJESË E ULQINIT

Nga Sistemi Malazez i Elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të hënën dhe të martën, më 6 dhe 7 dhjetor, në periudhën prej orës 08 deri në 15, pa energji elektrike do të jenë vendbanimet

Gjeka: KRIVOKAPIQ HUMBI BESIMIN, SA MË PARË TË JAP DORËHEQJEN
Gjeka: KRIVOKAPIQ HUMBI BESIMIN, SA MË PARË TË JAP DORËHEQJEN

Kryetari i Partisë Demokratike dhe deputeti në Kuvendin e Malit të Zi Fatmir Gjeka deklaroi se kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq duhet të jap dorëheqjen. „Ai nuk është në lartësinë e detyrës,

Kuvendi i Malit të Zi: DO TË HETOHET “AFERA MOZHUR”
Kuvendi i Malit të Zi: DO TË HETOHET “AFERA MOZHUR”

Nënkryetarja e Kuvendit të Malit të Zi Branka Boshnjak paralajmëroi inicimin e hetimit parlamentar dhe formimin e këshillit anketues për aferën “Mozhur”. Boshnjak e deklaroi këtë gjë gjatë takimit me djalin