Thursday , November 23 2017
Lajmi i fundit

Rryma detare të rrezikshme: VETËM NË PLAZH TË VOGËL SHPËTOHEN NËNTË JETË

Panorama Jadran. Mala plazaGjatë ditëve të fundit në bregdetin e Ulqinit janë vërejtur rryma të fuqishme detare.

Prandaj larja e pakujdesshme në det mund të paraqesë problem të madh, veçanërisht për ato të cilët nuk notojnë mirë, sepse rrymat i tërheqin shumë shpejt në thellësi.

Në të gjitha plazhet janë të theksuar flamujt e kaltër, që do të thotë se rreziku është i shkallës së parë.

Por, turistët nuk i japin vëmendje shumë kësaj gjëje, kështu që ka shumë punë për shpëtimtarët në Plazh të madh dhe të vogël.

Kështu, siç mësojmë, vetëm gjatë ditës së djeshme shpëtimtarët në Plazh të vogël, Anto dhe Zoran Doçiq dhe Armend Surdaraj kanë shpëtuar nëntë persona.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top