Friday , June 22 2018
Lajmi i fundit

RTK: MJEKJA E VETME SHQIPTARE NË TIVAR TË MALIT TË ZI

Ganimet Gashi HoxhaGanimete Gashi-Hoxha mjeke familjare në Tivar në Mal të Zi, tha se është mjeke shqiptare e vetme në Tivar në Mal të Zi. “Fatkeqësisht Kraja, ku isha unë si mjeke ishte rreth 2 mijë banorë, kurse pacientë kisha 1700 pacientë. Migrimi atje është në Amerikë e Evropë, etj. Po ashtu edhe banorë të tjerë po shkojnë në Ulqin. Tani kam rreth 1450 pacientë”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas saj në fillim ka pasur shumë vështirësi. “Ka dallim të mjek rural dhe urban. Të punosh në një zonë rurale, duhesh të ballafaqohesh me shumë probleme, me kohën, klimën”, deklaroi ajo. Gashi-Hoxha bëri me dije se pacientët e saj janë më të shumtë me moshë të thyer. Ganimete Gashi-Hoxha mjeke familjare në Tivar në Mal të Zi, ka fituar çmimin më të lartë të Odës së Mjekëve në Mal të Zi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top