Tuesday , November 12 2019
Lajmi i fundit

RTMZ: HUMB JETËN I RIU, DY TË TJERË LËNDOHEN

IMG-e478806c3f2feee00c86a589009ab275-VUlqinaku njëzetetetë vjeçar F.Z. humbi jetën në aksident, i cili sot rreth orës 4 të mëngjesit ngjau në këtë qytet, u njoftua Portali i RTMZ nga Drejtoria e Policisë.

Aksidenti ndodhi në Bulevardin Teuta, sot rreth orës 4:10 të mëngjesit.

Sipas të dhënave jozyrtare nga policia, i riu humbi jetën në vendngjarje, ndërsa dy femra pësuan lëndime të rënda.

Ato u shtruan në Spitalin e Tivarit.

Siç transmeton “Vijesti”, aksidenti ngjau kur F.Z., duke drejtuar automjetin e tipit BMW, për arsye të papërcaktuara deri tani, doli jashtë nga bulevardi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top