Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

RTV Ulqin: 12 MUAJ PA RROGA

Mikrofon, Radio,Të punësuarit në Radio – televizionin e Ulqinit tash 12 muaj nuk kanë marrë paga, ndërsa kontributet me vite nuk janë paguar, mëson Portali Ul-info.

Ky emetues publik këtë vit feston tre dekada të themelimit, ndërsa edhe pse flitet për inicimin e programit televiziv, kjo nuk ndodhi.

Sipas fjalëve të gazetarit Esat Mehmeti, ky institucion ndodhet në situatë shumë të vështirë.

Ai në një tekst shkroi se premtimet e drejtuesve komunal të cilët janë dhënë për RTV Ulqinin ishin vetëm marketing politik dhe asgjë tjetër.

“Me siguri nuk jemi më “interesant” dhe pushtetit lokal nuk i nevojitet Radio Ulqini”, tha Mehmeti.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top