Thursday , July 18 2019
Lajmi i fundit

S. Maku: LETËR E HAPUR DREJTUAR INSTITUCIONEVE VENDORE

Senad MakuMarrë shkas nga ngjarjet e vitit të kaluar që ndodhën në qytetin antik ilir të Shasit të datës 08 korrik 2018, ku Kisha Ortodokse Serbe me në krye mitropolitin Amfillohije, erdhi dhe bëri thirrje për ritualet e tyre me të vetmin qëllim për ti përvetësuar dhe shëndrruar objektet ilire në ato serbe, sidomos kur e dimë mirëfilli aktivitetin e kësaj Kishe dhe të udhëheqësit të saj, e cila dhe i cili, sidomos këto 30 vitete e fundit janë të njohura me sulmet e tyre në forma të ndryshme, ndaj monumenteve kulturore historike tonat dhe provokimeve ndaj trevave shqiptare, me qëllim të përvetësimit të tyre, duke u munduar me falsitetin e tyre të vrazhdë dhe agresiv të thonë se këto ishin dhe janë monumente kulturore-historike të tyre dhe se këto troje u përkasin atyre! Këtë e kane provua dhe dëshmua shumë herë me trojet tona, sidomos në malin e Rumisë, në ishujt e liqenit të Shkodres (në Krajë), në kalanë e Ulqinit, në Shas, etj.

Prandaj duke parë situatën e vitit të kaluar ku protestuesit vendas dhe banorët e asaj zone dolën në mbrojtje të Kishës dhe ishin shumë të shqetsuar dhe të revoltuar për vizitën e paftuar të Amfilohijes dhe të përkrahësve të tij. Andaj ne nuk dëshirojmë që ky skenar të na paraqitet përsëri (pasiqë jemi në prag të ardhjes së sërishme të tyre në qytetin e Shasit), dhe ardhja e tyre për qëllime të tilla në trojet tona është e padëshiruar, jo e mirëseardhur dhe e papranueshme nga banorët e Anës së Malit.

Andaj duke u larguar konfrontimeve të tilla, dhe duke i mënjanuar këto probleme, iu drejtohem me anë të kësaj shkrese institucioneve të vendit dhe atyre kompetente që të marrin të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e aktiviteteve të tilla provokative nga Kisha Ortodokse Serbe ndaj popullatës vendase dhe të trashëgimisë tonë kulturore. Liturgjitë fetare mbahen në faltoret përkatëse të tyre ku jetojnë, e jo në pronat e huaja, e asesi në hapsirat e monumenteve kulturore-historike shqiptare siç është Shasi.

Të merrni masat e duhura ligjore për mbrojtjen e pasurisë dhe ruajtjen e qetësisë dhe rendit publik, si dhe njëherit bëjmë thirrje qytetarëve për ruajtjen e harmonisë qytetare, tolerancës dhe bashkëjetesës në vendin tonë.

Këtë shkresë po e përmbylli me fjalët e Kryetarit të këshillit Metropolitan të Kishës Ortodokse Malazeze, Stevo Vuçiniq, ku mes tjerash për mbajtjen e liturgjisë nga ana e Kishës Ortodokse Serbe mbi rrënojat e kishës në Shas tha, se, në këtë rast nuk ka të bëj me “asnjë lloj nevojash liturgjike apo shpirtërore, por për një lloj krimi shpirtëror kundër një populli”.

A do të na e falin brezat tonë që do të vijnë pas, fajin tonë që nuk e ngritëm zërin tonë sa duhet ndaj kësaj dukurie sllavizuese dhe provokimeve të tyre!!!

Të ngrisim zërin sot, sepse e nesërmja do të jetë vonë.

Me respekt
Imami, Senad ef. Maku
01.07.2019, Ulqin

Drejtuar të respektuarve:
Kryetarit të Komunës së Ulqinit, z. Loro Nrekiq
Nënkryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, z. Genci Nimanbegu
Ministrit për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, z. Mehmed Zenka
Kryetarit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, z. Ilir Çapuni
Këshillit Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, z. Faik Nika
Bashkësive Lokale të Anës Malit
Qendrës për Kulturë, si dhe Muzeut të Ulqinit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top