Monday , July 16 2018
Lajmi i fundit

S.Shkreli: ULQINI, 28 VITE TË HUMBURA! A VETËM DPS-I KA FAJ?

SimoniLexova ditët e fundit reagime të ndryshme rreth marrëveshjes për zgjedhjen e drejtuesve të “rinjë” në Komunen e Ulqinit! Nuk u çudita aspak, edhe pse kam kaq shumë vite që shoh se si luhet në kurrizë të Ulqinit, banorëve të kësaj njësie administrative sa sot asnjë nuk më çuditë.
Nuk dua të bëjë histori, e as të sjell ne kujtesën e asnjë prej jush që mund të lexoni këto dy rreshta që unë shkruaj, pasi kujtesa e në Shqiptarëve është e shkurtër. Patriotizmi që po shpërfaqet kohët e fundit nga atdhetar të “mëdhej” të cilët nuk e kanë lëvizur asnjë herë gishtin për të punuar për vendin e tyre, më ngjallin neveri dhe irritim. Por nuk dua të merrem me ta!
Ulqini asnjëherë nuk është drejtuar nga Shqiptarët!
Ju duket e çuditshme, por ashtu është! Asnjë investim që nga viti 1990 e deri në vitin 2001 nga qeveria. Ky qytet u la si një geto e Malit të Zi, ku liria e veprimit lejoi që të shkatërrohet çdo gjë e vlefshme. Lëvizjet demografike dhe migrimi brenda kësaj komune bëri që qyteti i Ulqinit të ketë më shumë “hotele” se sa ferma në fshat.
Asnjë nga kryetarët e Komunës nuk kishte një plan konkret i bazuar në situatën reale ekonomike dhe sociale që të ndikonte pozitivisht në mirëqenien. Ofertat turistike për vite e vite me radhë, uji i pastër, rëra kurative, qetësia dhe mikëpritja! Projekt konkret ky i çdo kryetari!
Ulqini është sunduar nga të tjerët!
Një herë rastësisht takoj një deputet të DPS-it, pasi puna e gazetarit më ka krijuar këto mundësi, dhe në bashkëbisedim e sipër për situatën në Mal të Zi, marrdhëniet politike mes deputeteve, përfaqësuesit Shqiptar nga partitë nacionale në kuvend, etj. Nuk do e harroi kurr shprehjen e tij:
“Deputetet Shqiptar janë më të fort të Milloja se unë”! Mbeta i shtangur them të drejten sepse se prisja këtë. Mandej ai vazhdoi: “Janë shumë të pa aftë për punë në shërbim të Ulqinit, por janë shumë të zotët për punët e tyre”.
Nuk dua t’ia përmend emrin deputetit sepse ai sot është funksionar i lartë dhe është mik shumë i ngusht me politikanët Shqiptar në Ulqin. Por edhe nuk jam i autorizuar nga ai që t’ia përmend emrin, edhe pse kanë kaluar shumë vite dhe ai besoj që as se mbanë mend se është takuar me mua ndonjëherë.
A është e keqja më e madhe që DPS-i është sot partia që drejton Ulqinin? Unë them se jo, pasi DPS që nga viti 1998 e deri më sot ka sunduar në Ulqin, së bashku me LD në MZ, UDSH-në, FORCA, PD e dreqi di se me kë ma. Se çka mund ti bëhet më keq Ulqinit nuk e di?

Prona publike e Ulqinit nuk është më e qytetarëve. Hotelet janë shkatërruar. Kur do duhej që qytetarët e kësaj komune të ishin pronarët e vërtetë të tokave që disponojnë, kur Këshilli i Komunës do duhej të vendoste për pronen publike. Drejtuesit e Komunes gëzohen me një investitor ” prestigjioz”, i cili pa filluar punën merr kredi sa me ble krejt Ulqinin, nga një Bankë ku shumë funksionar të Komunës së Ulqinit i kanë realizuar “ëndrrat” e tyre financiare.
Në Ulqin s’ka më kamarier, kuzhinjer, murator, karpentier, hidraulik, riparues të frigoriferëve, lavatriçeve… Pse?
Sepse nuk ka pasur asnjë planë konkret për nxitjen e specializimit të kuadrit profesional! Prandaj qyteti vuan për “mjeshtra- master”. Dikur ka pasur! Bujqësia dhe blektoria kanë vdekur po thuajse në këtë vend, tokat janë lënë djerr dhe nuk punon më askush. Pse?
Sepse duke na e tundur flamurin KUQEZI. Këta politikanë të cilët çdo ditë po e shkatërronin Ulqinin për interesat e tyre personale dhe për të pasuruar vetën dhe familjen e vet, shkatërruan çdo gjë. Shqiptarizma fallco, patriotizem i rremë, ku qëllimi i tyre ishte që si e si të ruanin vendet e punës dhe privilegjet që i jep pushteti, krijimin e sa më shumë pasurie, por në këtë formë duke lejuar që oligarkët e mbështetur nga Milloja dhe qeveria të fusnin thellë duartë në territorin e Ulqinit duke i thithur edhe lëngun e palcës së kockave, ku pjesë e asaj tyreze të ku do ndahej racioni i përfitimit të ishin edhe ata. Një lojë që e kanë luajtur keq gjithë këto vit, plotë 28.
Prandaj nuk është fajtor DPS-i, e Milloja, por edhe ne që besuam tek këta Millot e vegjel që i shohim çdo ditë, që disa prej tyre kur janë bërë 50 vjeça kanë mësuar shqip, e disa tjetër mësuan serbisht, sepse u duhej. E ndërsa flamuri Kuq e Zi, është përdorur nga ata si letër tualeti, për të fshirë ndyrësinë e qellimeve të këqija, në shërbim të tyre dhe interesit të familjeve të tyre, e askuj tjetër. Këta që bërtisnin Rrnoft Shqiptarija në tubime elektorale, në zyret e tyre këndoshin këngën “Kralj Nikola na umoru…”.
Të paktën sot DPS pasi ka pritur 28 vite me marrë “de jure” pushtetin në Ulqin, ka rastin të tregoj që “Masi shpija është djegë, pse të mos i ndezish në të edhe një cigare”…
Mos të lodhemi duke kërkuar fajtorin tek tjetri, duhet t’ia nisim nga vetja!
Asnjëherë s’kemi votuar Shqip! Kemi votuar një dreq e di si kemi votuar…

3 comments

  1. Bravo Simon;i ke ra 10’s me kyte shkrim.

  2. Brravo, brravo, ske ca me shtu ma ktu, i ke than tana.

  3. Shkruni djema se mos te harrohet cfar liderash kena pas se mas 10 vitesh na bahen patrijota thoj ju kena shpetu prej luftes magjike( prallat e tyne)

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top