Tuesday , September 17 2019
Lajmi i fundit

S.Teliq: NE E DIJMË SI TË RINGJALLET ULQINI

 

Samir TelićKumtesë për opinion e Samir Teliqit, kandidatit për këshilltar nga lista “PSD – Të ringjallet Ulqini”

Imagjinoni qytetin i cila ka Plazhin e madh, Bunën, Liqenin e Shasit, Kryporen, Valdanosin, pyllin e pishave, Kruçin, potencialet unike për bujqësi. E pastaj imagjinoni Ulqinin e sotëm. Çka mendoni, a e meriton ky pushteti aktual të udhëheq një qytet me këto potencale? Jo, është tejet e qartë, sepse krahash kësish potencialesh, ta biesh Ulqinin në gjendje të sotme, e len njeriun pa tekst.

Ulqini është krejtësisht i lënun pas dore, e kan lënë pas dore ato që hapat e para i bënë në këto rrugica, ato që notin e mësuan në plazhet e Ulqinit, ato që natyra e Ulqinit i dhuroi të gjitha çka kanë, ato që sot ineteresat e Ulqinit dhe bashkëqytetarëve të vet i vejnë pas interesave të veta personale dhe interesave të disave jasht Ulqinit, të cilëve nuk i intereson Ulqini, sepse nuk dijnë se çka paraqet Ulqini për Ulqinakët dhe krejt Malin e Zi.

Ne në PSD jemi të vetëdishëm për potencialin turistik të Ulqinit, e dijmë se si ka qen Ulqini dikur, por dijmë edhe se si dhe çka duhet që Ulqini dhe turizmi i ti të ringjallet, në nivel që ky qytet dhe qytetarët e ti e meritojnë. Me menaxhim të mirë dhe investime adekuate është e mundur që për një kohë të shkurtër të ngritet oferta turistike e Ulqinit, të zgjatet sezoni turistik, t’i mundësohet Ulqinakve të jetojnë në begati prej punës së vet, e të rijve, të qëndrojnë këtu dhe të ardhmen dhe perspektivën e vet ta shohin në Ulqin.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top