Tuesday , May 21 2019
Lajmi i fundit

Sabri Salaj: Shasi – Park Arkeologjik

Të nderuar qytetar , ju falënderojmë për pjesëmarrjen në ciklin e parë  ,,Ta njohim tokën amë’’, e cila bëhet në kuadër të Ditës  së  Diasporës  këtu në Kalanë e Qytetit të Vjetër të Anës së Malit në  Shas.

Integrimi i trashëgimisë kulturore në planifikimin urban dhe hapësinor nxit diversitetin si dhe mbështet të drejtën e qytetarëve të jenë bashkëpjesëmarrjes në kulturë. Në rastet kur trashëgimia kulturore me sukses është integruar në planet komunale, kjo krijon kushtet për zhvillim potencial të sektorit të turizmit, ndërsa vetë  integrimi i trashëgimisë kulturore në planifikimin lokal është në përputhje me normat  dhe standardet evropiane.

Qyteti i vjetër i Anës së Malit është një pasuri kombëtare dhe një thesar i çmuar historik, kulturor e ekonomik dhe si i tillë duhet të jetë në funksion të qytetarëve dhe për qytetarët.  Duke u nisur nga këto potenciale dhe resurse natyrore në të cilën shtrihet qyteti i vjetër,  B.L.Katerkollë në bashkëpunim më të gjitha institucionet lokale dhe qendrore përfshirë edhe ato ndërkombëtare  do jetë e përkushtuar dhe do jap kontributin e vet  në zhvillimin dhe ngritjen e mirëqenies në këtë rajon , si pjesë  administrative e  Komunës së Ulqinit.

Në vazhdën e aktiviteteve të cilat tashmë janë bërë traditë dhe një potencial i madh ekonomik dhe kulturor për  këtë rajon ,  në bashkëpunim me institucionet lokale dhe qendrore jemi në përgatitje të një tryeze të rrumbullakët shkencore në të cilën do jenë të inkuadruar ekspert dhe  përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare të trashëgimisë kulturore ku temë e diskutimeve do jetë studimi i trashëgimisë kulturore të Shasit prej nga dhe do të shqyrtohen mundësitë e rindërtimit dhe konservimit  të Qytetit të Vjetër. Ku  si objektiva afatmesëm për Kalanë do të jenë  portat hyrëse të Kalasë dhe bedenat e Kalasë së qytetit të vjetër, kurse si objektiv afatshkurt do jetë përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm dhe hartimi i elaboratit për propozim- vendim  para Kuvendit Komunal të Ulqinit që të gjithë zonën arkeologjike , me vendim të Kuvendit , ta shpallin ,,Park Arkeologjik’’. Shpallja e  kësaj zonë në ,,Park Arkeologjik’’  do të hapte për zonën mundësi të mëdha ekonomike  si dhe do të shndërronte trevën tonë në një qendër të rëndësishme  studimesh shkencor jo vetëm lokale e evropiane por edhe botërore.

Qyteti i vjetër i Anës së Malit , duke qenë pjesë e civilizimeve dhe qytetërimeve më të mëdha të kohës na bën që të jemi krenar për këtë thesar të çmuar  kombëtar dhe të vazhdojmë edhe ne të jemi pjesë e popujve  civilizues dhe qytetërues për kohën në të cilën jetojmë.

Ju faleminderit.

SHAS- 15.08.2013

Mr.Sabri Salaj – Kryetar i B.L.,,Katerkollë’’

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top