Wednesday , December 12 2018
Lajmi i fundit

Salaj: Komuna e Ulqinit duhet të ndërtojë parkun publik për vendosjen e monumentit të Skenderbeut

Sabri SalajPropozimet  për vendosjen e shtatorës së Gjergj Kastriotit Skenderbeut në rrethrrotullimin pranë Komunës së Ulqinit nuk repsekton figurën dhe veprën e heroit tonë kombëtar . Figura dhe vepra e tij meritojnë shumë më tepër sidomos për shqiptarët dhe mbarë popullin e rajonit .

Lokacioni për vendosjen e monumentit të Skenderbeut në Ulqin duhet të bëhët nëpërmjet shqyrtimit publik ku qytetarët të kenë mundësi të japin mendimet dhe sugjerimet e veta , se në cilin vend duhet të vendoset heroi jonë kombëtar.

Sekretariati përkatës duhet të përcakoj lokacionet për pronën publike që posedon në qendër të qytetit dhe përgjatë bulevardit që mban emrin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeut.

Pas shqyrtimit publik dhe në bazë të propozimeve të qytetarëve  Kuvendi Komunal të diskutojë dhe të miratoi propozimin më të mirë.

Vendosja e monumentit të Skenderbeut në Ulqin plotëson mozaikun tonë kombëtar dhe është dhurata më e bukur që Komuna e Ulqinit ja bën qytetit dhe qytetarëve të saj , në vitin jubilar në 550 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar të shqiptarëve  Gjergj Kastriotit Skenderbeut, thuhet në kumtesën e Sabri Salajt, këshilltarit të Forcës së Re Demokratike në Kuvendin e Komunës së Ulqinit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top