Thursday , December 13 2018
Lajmi i fundit

Sarajevë: NËNSHKRUHET DOKUMENTI PËR AVANCIMIN E BARAZISË GJINORE

memorandumNë Sarajevë të dielën u nënshkrua Memorandumi për bashkëpunim në mes Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave të Malit të Zi, Këshillit Rajonal Koordinues dhe Komunës së Ulqinit për hartimin e planit lokal të veprimit për zbatimin e Rezolutës së KB 1325 Të Këshillit të Sigurisë “Gratë, paqja dhe siguria”.

Këtë dokument e kanë nënshkruar ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave Mehmed Zenka dhe kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, ndërsa në emër të Këshillit Rajonal Koordinues – Rajoni i Ballkanit Samra Fillipoviq – Haxhiabdiq dhe Vishnja Lubiçiq.

Synimi i memorandumit është që përmes masave të ndryshme afirmuese të veprohet në drejtimin e arritjes së barazisë gjinore faktike në të gjithë fushat ku mungon baraspesha gjinore.

Përndryshe, në Sarajevë u mbajt edhe Konferenca rajonale për këto çështje, në të cilën mori pjesë nënkryetarja e Komunës së Ulqinit Hadixha Gjoni.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top