Thursday , February 20 2020
Lajmi i fundit

Sarvan: DUHET SHKUAR NË ZGJEDHJE

“Koalicioni në pushtet për një kohë të gjatë nuk funksionon, sepse nuk respektohet marrëveshja e koalicionit. Përgjegjësinë më të madhe e ka pjesëtari më i madh i koalicionit”, deklaroi funksionarja e lartë e Lëvizjes qytetare “Perspektiva” Zana Sarvan.

Duke treguar për gjendjen aktuale, ajo në intervistë për Radio Ulqin tha që si pjesëtarë i cili nuk bënë pjesë në ekzekutiv, “Perspektiva” për ngjarjet në vetëqeverisjen lokale informohet përmes medieve.

“Mënyra më e mirë që të dilet nga kjo pozitë është ti kthehet mandati qytetarëve”, tha ajo duke theksuar që subjekti i saj politik është më së paku përgjegjës për këtë situatë.

Sipas fjalëve të saja, njerëzit që janë në politik janë lodhur, e sidomos qytetarët.

Sarvan shtoi që asaj i takon pjesa e tretë e mandatit në Kuvendin e Malit të Zi, të cilët në zgjedhje parlamentare të tetorit të vitit të kaluar e ka fituar FORCA, Iniciativa qytetare e Vasel Sinishtaj dhe “Perspektiva”.

One comment

  1. Persopektives nuk i takon kurgja nga mandati !!
    Shpresoj qe te shkohet ne zgjedhje e keto foliranta te shkojne ne histori.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top