Saturday , November 18 2017
Lajmi i fundit

SD: ISH KRYETARI I KK MZ POZITIV IU BASHKUA SOCIALDEMOKRATËVE

 

Fuad LamezevicFuad Lamezheviq, ish kryetari i këshillit komunal të Malit të Zi Pozitiv në Ulqin, iu bashku Socialdemokratëve, njoftohet nga kjo parti.

“Vendimin për aderimin në Socialdemokratë, si parti e cila kultivon vlerat burimore socialdemokrate, e mora sepse me to ndaj parimet dhe bindjet e njëjta politike. Jam i sigurt se do të punojmë së bashku në arritjen e qëllimit primar, e ky është krijimi i Ulqinit dhe Malit të Zi më të bukur dhe më të mirë, si dhe përmirësimi i standardit jetësor për të gjithë qytetarët e tij, në mënyrë siç i ka hije një partie moderne dhe të vërtet qytetare”, theksoi Lamezheviq.

Ai shtoi se kënaqësi të veçantë i jep fakti që Socialdemokratët në Ulqin janë kryesisht të përbërë nga njerëzit e rinj, energjik dhe të përgjegjshëm, në krye me kryetarin e KK SD Ulqin Qazim Hoxhiqin, por të cilët, nga ana tjetër, me dijen dhe cilësinë e vet mund të kontribuojnë shumë në prosperitetin e qytetareve dhe qytetarëve të Ulqinit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top