Monday , July 16 2018
Lajmi i fundit

SD: TË PAVARUR NË ZGJEDHJE NË ULQIN

SD Socijaldemokrate

Këshilli komunal I Socijaldemokratëve të Ulqinit, në takimin e mbrëmshëm njëzëri kanë pruar  vendimin  që në zgjedhjet e ardhshme lokale të ardhshme në Ulqin do të dalin vetë.

Në takim morri pjesë dhe kryetari i SD MZ, Ivan Brajoviq, i cili theksoi se Socijaldemokratët pas një procesi zgjedhor të perfunduar me sukses, presim edhe një me te suksesshëm.

,,Pas një rezultati të shkëlqyer të cilin e arritëm me daljen vetë në zgjedhjet  në Cetinë, Petnjicë, Mojkovc dhe Tuzë më vjen shum mirë që edhe anëtarët e KK SD Ulqin janë të vetedijshem për forcën e Socijaldemojkratëve dhe për mbështetjen cdo ditë më të madhe të cilën e marrim nga qytetarët tone, gjë që ka rezultuar me marrjen e vendimit per daljen vetëm në zgjedhjet e ardhshme në Ulqin. Jam I bindur se edhe në zgjedhjet lokale të cilet na presin me 4 shkurt do të vazhdojë trendi i rritjes së mbeshtetjes ndaj socijaldemokratëve, sepse jemi të sigurt në regullsinë e programit tonë dhe veprimtarinë e përgjithshme politike, gjë që është evidente , se edhe qytetarët cdo ditë e më tepër po e ven re.’’ -Theksoi Brajoviq

Kryetari i KK SD Ulqin Qazim Hoxhiq tha se KK ka kohë që ka filluar me aktivitete zgjedhore në Ulqin, të cilët do të jenë më intensive në periudhën e ardhshme dhe siç theksoi pa dyshim Ulqini do të jetë dhe një qytet në vazhdim i rezultateve të shkëlqyera të Socijaldemokratëve.

,,Në bazë të bisedave të perditshme të qytetarëve tone, jemi të bindur se në Ulqin pritet një rezultat pas të cilit Sociajldemokratët edhe në këtë qytet do të jenë fkator kyç i stabilitetit politik dhe pjesë e pashmangshme  e formimit të pushtetit lokal te ri.’’ –Tha Hoxhiq.

Në takim morrrën pjesë dhe koordinatori i SD për jugun e MZ, Danillo Orllandiq dhe koordinatori i SD për Ulqin, Emill Durumbashiq.

Timi mediatik i Socijaldemokratëve ne Mal të Zi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top