Tuesday , October 23 2018
Lajmi i fundit

SD UL: “CUNGU KA KRAHASUAR POPULLIN E VETË ME DELET”

qaki-hoxhaSocialdemokratët e dinë që Nazif Cungu nuk do të jetë më kryetarë i komunës dhe për këtë arsye ai është në panikë. Partija e tijë Forca, duke ju falenderuar atijë personalisht, në çdo zgjedhje arrinë rezultate më të dobëta, trend që do të vazhdojë dhe me 4 shkurt, përveç të tjerave dhe për arsye që ai ka krahasuar popullin e vetë me  delet, ndërsa retorika e tijë përçarëse dhe ndarjet të cilat krijon në Ulqin, nuk do të i’a mundësojnë që ai të jetë më kryetarë i komunës, çka deklarojnë dhe partneret e koalicionit të deri tashëm.

Nuk kemi pasur qëllim që të përgjigjemi në të gjitha sulmet e paqëndrueshme, dhe meqenëse ju insistoni, kësaj radhe do të përgjigjemi në të gjitha dhe me këtë do ta përfundojmë komunikimin në këtë mënyrë.

Sikurse ju të kishit sadopak njohuri për administratën shtetërore, atëherë do të kishit ditur që Ministria e komunikacionit dhe detarisë nuk mund të bëjë anulimin e tenderave, por atë, në bazë të ankesave të pjesmarrësve në tender, e bën Komisioni për kontrollin e procedurave të prokurimit publik. Dhe me këtë e përfundojmë për pengesat e ministrit të asajë kohe Brajoviq.

Sa i përket Valdanosit, ne e dimë që juve ju janë shumë falenderues të gjithë qytetarët e Ulqinit të cilëve ju, me vendimin tuaj, ju keni kthyer tokën e tyre në Valdanos dhe sotë ato gëzojnë ullishtat e tyre. Ju përkujtojmë, Qeveria e Malit të Zi ka anuluar procesin e valorizimit të Valdanosit, pikërisht me insistimin e partisë suaj dhe kështu që duke i’u  falenderua juve Valdanosi është  në gjëndje të njëjtë ose lirisht mund të themi më të dobët duke e krahasuar me gjendjen që ka qënë në kohen kur intensivikisht është punuar në valorizimin e Valdanosit e cila në mënyre të ndjeshme do të kishte ndikuar në rritjen e të punësuarve në Ulqinit dhe kishte tërhjekur investime të reja dhe kishte korrigjuar padrejtësinë ndaj pronarëve të tokave.

Sa i përket gjëndjes në arsim, poashtu dhe atë në gjuhën shqipe,  gjykimin e kanë dhënë më së miri qytetarët, në mes të cilëve ka dhe Shqiptarë, të cilët punen e ministrisë së ministrit Shehoviq personalisht e kanë vlersuar me notën më të lartë në krahasim me të gjitha ministritë dhe administratat në Mal të Zi. Ndërsa sa i përket zgjedhjeve kadrovike të SD që ju i kritikoni, lidhur me zgjedhjen e drejtorit të shkollës, ju kujtojmë që bëhet fjalë për shqipëtar etnik, i cili ka lindur dhe jeton në zonën e Anës së Malit, i cili shkollimin e tijë e ka përfunduar në Shqipëri dhe familja e tijë është e respektuar prej gjeneratave të tëra në atë zonë, cka atë e përcakton si njeriun e duhur për postin që kryen.

Lidhur me konstatimin për përgjegjësin e kuadrove të SD-së në të Mirat detare, ju kujtojmë juve që SD nuk ka kuadro të sajë në të Mirat detare, ndërsa ju keni kryetarin e KD i cili po nga ana e të Mirave detare ka marrë dhjetëra mijëra euro. Ju përkujtojmë që verës, kur është mbyllur grykëderdhja e djathtë e Adës, nga ana e të Mirave detare është konstatuar që komuna Ulqinit nga të ardhurat të cilat i përkasin asajë bazuar në vendimin për shfrytëzimin e bregdetit, nuk ka shpenzuar asnjë cent për përmirësimin e gjëndjes në hapësirën e të Mirave detare në Ulqin, ndërsa është bërë fjalë për shumën prej më shumë se gjysmë milioni, e cila në bazë ligjore ka qënë e detyruar ta bëjë.

Për atë se sa Socialdemokratët kanë ndjenja për gjëndjen dhe kërkesat e popullsisë shqiptare në Ulqin dhe më gjërë, ashtu siç ju thoni, “në hapësirat shqipëtare” në Mal të Zi do të ju përkujtojmë që Socialdemokratët kanë Këshillat e tyre komunale në të gjitha komunat në të cilat ka popullsi shqipëtare dhe në të gjitha ato komuna qytetarët japin përkrahje të theksuar Socialdemokratëve, ndërsa ju, gjoja duke luftuar për të drejtat e popullsisë shqipëtare  në Mal të Zi, në çdo zgjedhje që merrni pjesë nën mantilin e luftës për të drejtat e tyre, fitoni çdo herë e më pakë vota, për arsye së Shqipëtarët e kanë diktuar se sa ju luftoni për interesat e tyre dhe sa për interesat tuaja personale.

Sa i përket pikës kufitare, për atë nuk do të harxhojmë më fjalë, për arsye së Ulqinakët ka kohë që janë në dijeni.

Kur flisni për ndikimin e Forcës në nivel qëndrorë, në të drejtë jeni, për atë së flasin numrat në Parlament, ato numra tregojnë që pa njërin deputet të Forcës, koalicioni qeverisës e ka shumicën, ndërsa pa deputetët tonë nuk ka qeverisje shtetërore.

Se sa Shqipëtarët në Mal të Zi ju besojnë në atë se çka flisni, përsëri ju përkujtojmë që në mënyrë të vazhdueshme humbisni përkrahjen e po të njëjtve Shqipëtare.

Forca sigurisht që ka selinë në Ulqin, për arsye se lideri juaj është nga Ulqini dhe aty ai mundet më së miri ti realizojë interesat e tija personale. Sikurse rastësisht Nazif Cungu të kishte lindur në Shavnik, Forca do ta kishte selinë në Shavnik, për arsye se atëherë në atë qytet ai do të kishte pasur mundësi të realizojë interesat e tija personale, për arsye se qytetarët akoma nuk kanë vërejtur që diçka ka bërë në interes të përgjithshëm.

Është shqetësuese ndërgjegja e kryetarit Cungu, kur nuk është në gjëndje të shohë qe fqinji i tijë, bartësi i listës sonë, Qazim Hoxhiq poashtu të gjithë udhëheqësit dhe njerëzit e listës sonë, jetojnë dhe punojnë në Ulqin apo ai mendon se vetëm votuesit e Forcës janë banorë të Ulqinit, ndërsa të tjerët në asnjë mënyrë nuk janë, i cili është fakt shqetësues për dikend që mendon që dhe në të ardhmen do të jetë kryetarë i komunës, edhe pse ai dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tijë e dinë që nuk do të jetë, fakt që do të gëzojë të gjithë qytetarët e Ulqinit, po dhe shumë votues të Forcës.

KËSHILLI KOMUNAL SD ULQIN

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top