Thursday , December 13 2018
Lajmi i fundit

Së shpejti: BANKA CKB DO TË HAP FILIALIN E VET NË KATËRKOLLË

thumbnail_image1 (2)Biznis Klub Anamalit e përfaqësuar nga Kryetari i saj Kabil Kurti në zyrën e vet në Katërkollë zhvilloi një takim pune më përfaqësues të Bankës CKB  në Ulqin.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga sektori i biznesit , përfaqësues të bashkësive lokale, organizatave joqeveritare , punonjës të institucioneve lokale dhe qendrore ku patën mundësi të japin mendimet dhe sugjerimet e veta në lidhje më hapjen e filialit të Bankës CKB në Katërkollë.

Kryetari i BKA -së i falënderoi të pranishmit dhe përfaqësuesit e bankës CKB të cilët kanë shprehur interesimin për  hapjen e një filiali në Katërkollë. Për qytetarët e kësaj treve dhe bizneseve të vogla  që veprojnë në Anë të Malit një iniciativë  e tillë është shumë e mirëpritur dhe e domosdoshme dhe  do  ndikojë në të mirën e qytetarëve dhe trevës në përgjithësi.

Përfaqësuesit e Bankës CKB  ishin të kënaqur nga prezenca në numër aq të madh të përfaqësuesve nga fusha të ndryshme. Drejtori i CKB për Ulqin tha se kemi filluar më bërjen e analizave të para në terren për iniciativën që kemi marr dhe nga takimet që kemi pasur  deri më tani jemi  shumë të kënaqur për kapacitetet që ka kjo zonë dhe besoj se deri në fund të vitit do sjellim edhe vendimin për hapjen e një filiali në Katërkollë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top