Këtë të shtunë, më 14 mars, në Qendrën sportive “Causheviq” në Plazhin e madh, fillon me punë Shkolla e futbollit “Ulqini”.
Të interesuarit mund të lajmërohen në numrin e telefonit: 067 819 894.
Trajner në këtë shkollë do të jetë Halil Dali Truma.
Truma është ish futbollist dhe trajner i suksesshëm i moshave të reja në klubet e Ulqinit, Otrant dhe Federal. Gjatë karrierës së tij ai luajti edhe për Mornarin e Tivarit, Partizanin e Tiranës dhe Prishtinën.